Goretzka mesazh për Barçën

Leon Goretzka, mesfushori i Schalke 04, dërgoi një mesazh tek Barcelona dhe pjesa tjetër e klubeve që janë të interesuar për nënshkrimin e tij. Goretzka ka folur për të ardhmen e tij të menjëhershme dhe kur do të marrë një vendim përfundimtar. Futbollisti në fjalë mund të largohet falas qershorin e ardhshëm, ndaj nga janari mund të fillojë të negociojë të ardhmen me ndonjë klub tjetër. Schalke 04, klubi i tij aktual, i ka bërë atij një ofertë rinovimi deri në vitin 2022, por, për momentin, nuk e ka pranuar atë. “Unë duhet të studioj se cili do të jetë hapi im i ardhshëm, u tha Leon Goretzka gazetarëve pas ndeshjes kundër Këlnit.
Kam një milion gjëra që duhen marrë në konsideratë. Unë jam një person shumë i përpiktë në këto vendime. Kam nevojë për kohë dhe jam duke marrë në shqyrtim disa skenarë të ndryshëm. Kam një afat, por gjithashtu, mund të përparoj se jemi në fazën përfundimtare. Vendimin përfundimtar do ta marr janarin e ardhshëm”. Kështu ka pohuar Leon Goretzka, i cili po luan sezonin e tij të pestë me Schalke 04, pas mbërritjes në këtë klub në vitin 2013 nga Bochum. Schalke 04 e sheh atë tani të humbur.

Artikulli paraprakRekord 129-vjeçar në Angli
Artikulli tjetërKriza ekonomike, për 2 muaj mbyllen 523 biznese të tjera