Goditet grupi i kokainës në Itali, arrestohen shqiptarët e “paprekshëm”

Një operacion madhor për të goditur një rrjet të trafikimit të drogës është zhvilluar sot në Itali, ku janë arrestuar më shumë se 30 persona. Mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua. Operacioni i koduar “Intoccabili” (Të Paprekshmit) është zhvilluar në provincat: Frosinone, Napoli, Bergamo e Latina.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 17.600 euro, 1 bimë marijuanë 1.5 metër, 0.85 gr marijuanë, 1.5 gr hashash, 1 peshore, një detektor elektronik për njohjen e parave false. Sipas mediave italiane shqiptarët e arrestuar janë, një 37-vjeçare me iniciale S.K, e divorcuar, e cila punon si bariste. Ajo është e njohur nga policia, pasi ka pasur precedentë të mëparshëm.
Dy të arrestuarit e tjerë janë një 56-vjeçar me iniciale B.D., me precedentë të mëparshëm penalë, i cili rezulton i papunë, dhe një 34-vjeçar me iniciale B.N.. Edhe ai rezulton i papunë. Hetimet për këtë rrjet ktiminal kanë nisur që prej vitit 2014.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë hetimeve, policia ka zbuluar dy burime të furnizimit me drogë të një organizate që merrej me tregtimin e drogës në Frosinone. E para lidhet me dy grupe kriminale shqiptare të vendosura në zonë, të cilët mundësonin sjelljen në vend të sasive të mëdha të drogës, dhe e dyta lidhet me organizatat kriminale napoletane.

Artikulli paraprakRevoltohen pacientët: 3 ditë në radhë për të marrë ilaçet me rimbursim
Artikulli tjetërPublikohen pamjet, ja si u grabit banka në Vlorë