Gjyqi, Prokuroria kërkon 8 muaj burg për Doshin dhe Frrokun

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi.
Gjithashtu prokuroria ka kërkuar sërish dënimin e Mark Frrokut me 1 vit tjetër burg.
Pretenca është dhënë gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës.
Prokuroria ka kërkuar edhe 1 vit burg edhe për Durim Bamin.
Por prokuroria ka bërë tëe ditur se, ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe kërkon nga 8 muaj burg për Doshin, Frrokun dhe Bamin.
Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami akuzohen për kallëzim të rremë për ‘atentatin’ e supozuar ndaj deputetit Ilir Meta.
Dosja e famshme qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë.
Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte buluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

mark frroku tom doshi gjykate 567

Artikulli paraprakProtestë në Vlorë/ Pronarët e mjeteve lundruese mbeten pa leje: “Po na heqin bukën e gojës”
Artikulli tjetërRaporti: Mbi 6.5 ton drogë nga Shqipëria në Itali në tre muaj