Gjykatat Administrative fluks çështjesh, nuk ka ende një zgjidhje

Gjykata Administrative e Apelit po përballet me një ngarkesë tejet të lartë të çështjeve për të cilat duhet të shprehet. Aktualisht numri i çështjeve në Gjykatën e vetme të Apelit llogaritet në 12,138, për të cilat duhet të shprehen 14 gjyqtarë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë një gjyqtari i takon të shqyrtojë rreth 867 çështje në vit. Për Ministrinë e Drejtësisë, në analizën e saj kjo konsiderohet si një ngërç i madh dhe që po pengon punën e asaj gjykate që u ngrit për të gjykuar në një kohë sa më të shpejtë. Sipas të dhënave të ministrisë, pjesa më e madhe e çështjeve ka të bëjë me konfliktet për marrëdhëniet e punës dhe për detyrimet financiare gjithashtu. Pak kohë më parë Ministria e Drejtësisë kërkoi që shteti të tërhiqej nga mosmarrëveshjet e pensioneve, kur padia është ngritur nga ana e tyre. Këshilli Administrativ i Sigurimeve Shoqërore ka diskutuar këtë çështje dhe pritet zbardhja e procedurave. Zgjidhja e këtij problemi do ta çlironte Gjykatën Administrative nga mbingarkesa, duke lejuar që ajo të kryejë funksionin për të cilin u krijua. Aktualisht numri i çështjeve në gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit llogaritet në rreth 8,300, ndërsa juridiksione fillestare janë 141.

Artikulli paraprakKosovë, tatimet, nga parregullsitë janë gjobitur 298 biznese
Artikulli tjetërSkandali me tatimet, nuk lejon apelim nga bizneset