Gjoba që grupi ‘Bajri’ i vendosi biznesmenit: “Nesër në drekë me kenë gati 5 mijë euro” (Biseda)

Në dosjen e Prokurorisë e cila ngre akuza të reja ndaj pjesëtarëve të grupit kriminal “Bajri” janë dokumentuar edhe transkipte, biseda të përgjuara.

Një prej tyre është edhe ajo të pandehurit Ismet Idrizi, i cili prej vitit 2018 ndodhet në paraburgim, kur u arrestua në kuadër të grupti “Oaz” i cili flet me një biznesmen dhe i kërkon një shumë prej 5 mijë eurosh.

018– Hë Arjet, ça bene. Nesër ka me lëviz ky shoku, a kishe mund nga darka me i pru

444– Nuk i kam be ala. Vetëm 2000 më bëhen sonte në darkë, nqs të bëjnë punë në darkë ajde në Dergut merri. Deri nesër në drekë i bëj 3 000 që të kam thënë

018– JO unë e di për 5000 që e keni lënë. Gjithsesi flet vetë ti me të

444– Jo i kam thënë për 3 kam mundësi me mbledh. Ai më tha mundoju për 5

018– 5000 thotë, nesër në drekë me kenë gati.

Nisur nga kjo bisedë Prokuroria thotë se pavarësisht rrethanave në mënyrë të drejtpërdrejtë pasqyronin një marrëdhënie me personi nën hetim Safet Rustemi me biznesmenin, të cilit i ka kërkuar shumën prej 5 mijë eurosh, shumë për të cilën vet Arjeti nuk e ka të qartë por është Ismet Idrizi ai që e sqaron.

Kjo për Prokurorinë është një gjobë e bënë nga pjesëtarët e grupit kriminal Bajri, ndaj këtij personi i cili kishte një biznes të vogël në Shkodër, dhe ata e kërcënonin me qëllim që të jepte paratë.

Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

Si korrierja i jepte bandës, porositë e Bajrit nga burgu

Gjykata e Krimeve të Rënda jep sot masën e sigurisë për grupin “Bajri”, për të cilët është dhënë urdhër i ri arresti pak ditë më parë. Abcnews zbardh dosjen e re të prokurorisë dhe raporton për abcnews.al se prokurorët kanë vërtetuar se ishte e dashura e Behar Bajrit ajo që bënte lidhjen mes tij që është i arrestuar në Holandë dhe pjesës tjetër të grupit.

“Në dosje thuhet se Jorida Murati me anë të ushtrimit të ndikimit ka ndikuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës duke u punësuar fiktivisht si infermiere. Prokuroria pretendon se ka mjaft fakte të reja, si foto dhe video që faktojnë se Jorida Murati bënte korrieren dhe Behar Bajri kontrollonte grupin nga burgu“, raporton gazetarja.

Sipas prokurorisë, Jorida Murati shkonte rregullisht për të takuar Behar Bajrin në Holandë dhe porositë e tij ia përcillte pjesës tjetër të grupit. Sipas hetimeve, drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

Po sipas hetimeve, anëtarë të grupit Bajri, në bashkëpunimin me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

auto anonymous woman1574500791

Artikulli paraprakBasha, mesazh për shqiptarët nga Kongresi i CDU në Gjermani
Artikulli tjetërBasha në Gjermani: Mora mbështetje për integrimin europian, investime gjermane në qeverisjen e PD