Gjoba 110 milionë euro, reagimi i fortë i Bashës: Po përgatisim ligjin që dëmin ta paguajë Rama

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Becchettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian. Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi.

Por cfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet? Mbrëmjen e sotme te Syri.Tv lideri demokrat tha se kanë nisur konsultimet me ekspertë vendas dhe të huaj për të miratuar një ligj që kalon përgjegjësinë financiare si individuale.

Sipas Bashës, kjo do të thotë që fatura me ligjin që PD-ja pretendon të miratojë kur të vijë në pushtet, do të paguhet nga Edi Rama dhe jo shqiptarët.

“Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Becchettit është fare i qartë.

Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të jetë, sot Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur.

Do të kalojmë një legjislacion specifik për të cilin kemi nisur konsultimet me juristë të njohur për të bërë atë që njihet si kalimi i përgjegjësisë financiare për dëmet ndaj shtetit si përgjegjësi individuale” tha Basha.

Artikulli paraprakËshtë detyrë e të gjithëve të ndërmarrim dhe të përballemi me sfidat
Artikulli tjetërBasha: Ky është momenti i llogarisë, Rama nuk ka asnjë bilanc në 8 vjet. Debati, detyrim ndaj qytetarëve!