Gjiknuri kandidat për kryebashkiak i Tiranës? Kasmi: “Unë e shoh si kandidat për të qenë përballë drejtësisë”

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila, u pyet nëse ministri i Energjisë Damian Gjiknuri mund të jetë një kandidat për postin e kryebashkiakut të Tiranës.
“Unë më tepër Gjiknurin e shoh si kandidat për të qenë përballë drejtësisë se sa për të qenë kandidat për kryetar bashkie. Vendit i duhet një zgjidhje e re politike dhe jo të merremi me raportet e prishura në PS-së. Prishja e raporteve tregon se janë të fragmentarizuar. Mazhoranca ka një kosto të madhe edhe nga konsumi i pushteti dhe konfliktet e brendshme”, u shpreh Kasmi.

damian gjiknuri

Artikulli paraprakDerrat e kënaqur as për festat e fund vitit nuk u japin rrogat punonjësve!
Artikulli tjetërBerisha: Mungesë e plotë e rendit dhe sigurisë në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë!