Gjermania mbyll kufijtë me Shqipërinë deri më 31 gusht

Gjermania do të hap kufijtë dhe do të heq ndalesat më 15 qershor për qytetarët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, Britanisë së Madhe, Islandës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Zvicrës, por ka shtyrë hapjen e kufijve për vendet jo anëtare deri më 31 gusht.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se Gjermania nuk ka akoma sisteme me pjesën tjetër të botës për të vlerësuar dhe koordinuar udhëtimin pa sjellë rreziqe potencialisht të pallogaritshme.

“Ne nuk mund dhe nuk do të rrezikojmë që gjermanët të bllokohen përsëri në të gjithë botën gjatë kësaj vere, apo që pushuesit që kthehen në Gjermani të jenë të infektuar”, tha ai.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, etj nuk do të mund të udhëtojnë për në Gjermani deri në fund të gushtit. Por, megjithatë vendimi zyrtar pritet që sot të konfirmohet nga ana e Qeverisë Gjermane.

Artikulli paraprak1 në 2 shqiptarë është më i varfër, 1 në 2 shqiptarë është pa punë, 1 në 2 shqiptarë kërkon të largohet prej Ramës
Artikulli tjetër640 trupa amerikane në Kosovë, Trump: Nuk do lejojmë që armiqësitë të ripërtërihen