Gjermania: Aprovimi me konsensus i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE

Një nga drejtuesit kryesorë të CDU\CSU në Bundestagun gjerman, Johan Vadeful, kërkoi miratimin pa ndryshim të marrëveshjes mes palëve për Kodin Zgjedhor, të arritur në 5 Qershor në Këshillin Politik.

Vadeful shprehu edhe keqardhjen që kjo marrëveshje nuk është miratuar akoma, por e mbyll qendrimin e fortë me fjalët ‘Forca Shqipëri’, pasi miratimi i reformës zgjedhore është 1 nga 15 kushtet për integrimin europian.

DEKLARATA E PLOTË

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, në veçanti, deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!

Artikulli paraprakVideo/ Tabaku: Rruga 1.2 miliardë euro Milot-Fier është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është GEK Terna
Artikulli tjetërShpërthen në PS-në e Lezhës, socialistët të pakënaqur me drejtimin politik të Sandër Lleshajt