Video/ Tabaku: Rruga 1.2 miliardë euro Milot-Fier është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është GEK Terna

Nga Jorida TABAKU

Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna.

Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të mbuluar hajdutin, siç ka ndodhur kwto 7 vjet me çdo projekt PPP, të ideuar dhe zbatuar nga Rama. Një tjetër histori vjedhje me një barrë në kurrizin e shqiptarëve të varfëruar që do të paguhet për 35 vjet me radhë si PPP. Fakte të reja pse fituesi është paracaktuar.

Projekti Milot – Fier është bastisja më e fundit e një qeverie të korruptuar.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/281472063174427/

Më 1 korrik 2020, Belinda Balluku deklaroi: “Duke filluar nga sot, në orën 12 e gjysmë, i gjithë dokumentacioni do të disponueshëm në faqen e APP-së dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit.”

Ky ishte mashtrimi i radhës, sepse gara është e paracaktuar.

Të përzgjedhurit për tenderin korruptim Milot – Fier, janë grekët e GEK TERNA!

Kompania sapo ka marrë një hua prej 500 milionë eurosh, për të financuar ndërtimin e rrugës që kap shifrën 1.2 miliardë euro.

Pra, pavarësisht se Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, ende nuk e ka hapur zyrtarisht garën, GEK TERNA ka nxituar të sigurojë fondet, duke përforcuar zërat për aferë për koncesionin 35-vjeçar.

BERZH, një prej blerësve më të mëdhenj të obligacioneve të GEK TERNA, ka njoftuar zyrtarisht se kompania do të përdorë këtë fond për të financuar investimet e reja në koncesione dhe projekte infrastrukturore.

Fakti që kjo kompani sapo rriti totalin e borxheve të saj me 27%, është një tjetër provë për dhënien e aseteve kryesore infrastrukturore të vendit.

Gara e përcaktuar për ndërtimin e rrugës që kap shifrën 1.2 miliardë euro për të përshkruar 115 km rrugë, nga të cilat 62 km janë ekzistuese!

Artikulli paraprakPolicëve ju mbajnë 50 mijë lekë nga rroga pa asnjë shpjegim, reagon Berisha: Grabitje shtetërore!
Artikulli tjetërGjermania: Aprovimi me konsensus i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE