Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq! Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri është e keqja e vendit

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot me pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Në një postim në faqen e tij sociale, Basha shkruan se, në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Reagim i plotë i kryetarit Basha

Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq. Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka parà, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet.

Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër.

Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysëm mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës.

Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta.

9 3

b 1

5 14

8 4

4 24

Artikulli paraprakBineset anokohen për mbylljen e tyre nga Rama: “Po falimentojmë”, Basha: Eshtë e paligjshme. Bashkë do të bëjmë ndryshimin
Artikulli tjetërÇarja përfundimtare e Ramës me Perëndimin