Gjendet i vrarë një person në Tiranë

Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmjen e të dielës në Tiranë, nga plagë të shkaktuara në kraharor nga armë zjarri. “Rreth orës 20:00, ka ardhur një telefonatë tek 112, se në zonën e “Ali Demit”, në një magazinë është një shtetas i vdekur”, njofton Policia.
Në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të cilët kanë konstatuar se në një magazinë ndodhej i vdekur S.M., 50 vjeç, me një plagë arme gjahu në kraharor.
Pranë trupit të viktimës gjendej një armë gjahu. Nga hetimet paraprake dyshohet, se ky shtetas ka kryer vetëvrasje, shtojnë të njëjtat burime. Po punohet për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

Artikulli paraprakBerisha: Ndal terrorit të mafies së zezë ndaj demokratëve
Artikulli tjetërDy burgime të përjetshme për bandën e Admir Tafilit