Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë

Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Medresesë në kryeqytet. Policia bën me dije se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, të identifikuar me inicialet A.B., i cili ishte punëtor në një pallat në ndërtim.

Dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, por policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 19.08.2020, rreth orës 09:18, tek “Medreseja”, në një pallat në ndërtim është gjetur pa shënja jete, punetori shtetasi A.B., 39 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kontaktit me rrymen elektrike .

Artikulli paraprakKryebashkiaku narkoman i Bulqizës, hetimet u zvarritën për të pushuar çështjen. Zyrtarët që konsumojnë drogë, modeli i qeverisjes së Edi Ramës
Artikulli tjetërAnthony Fauci: “Vaksina e COVID-19 nuk do të jetë e detyrueshme për të gjithë”