Gjendet i vrarë me armë i riu në Korçë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, këtë herë në Korçë. Burime nga policia thanë se, rreth orës 09:50 kanë marrë njoftimin se në fshatin Vreshtas, Maliq në afërsi të banesës të tij është gjetur i pajetë  trupi i 22-vjeçarit me inicialet R. B. Në afërsi të viktimës është gjetur dhe një armë zjarri automatike. Nga kryerja e këqyrjes së trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, përveçse ato të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvrarë. U ngrit grupi hetimor për të kryer veprimet hetimore dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Artikulli paraprakPas minorenes në Brindizi Roshi “përdhunon” edhe KQZ
Artikulli tjetërSkandal, Lul Berisha u lirua sikur ishte dënuar për “armë pa leje”