Gjata: Regjimi në ikje do të ndërtojë 6 kulla deri në 40 kate në truallin e Teatrit

Eksperti i Çështjeve igjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata tha se, Rama po përdor dhunën për të treguar forcën dhe kjo tregon që kjo është një regjim në ikje.

I ftuar në emisioin Ditë e Re me gazetarët Ariola Shehu dhe Arjon Muça në RTV Ora, Gjata deklaroi se problemi i Ramës është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë, sepse do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve.

”Ai përdori dhunën për të treguar forcën, tregon se është një regjim në ikje. Kemi përplasje që akoma nuk e kanë kaluar cakun e policit por në momentin që e kalon do kalojë tek qeveria sepse ekonomia është në krizë të tmerrshme. Tani doli që kishin lekë. Tani që ra tërmeti dhe pandmeia bëri hatanë. Këtu problemi është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë.

Do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve. Faktori ndërkombëtar nuk foli kur Shqipëria u kanabizua 100%, nuk foli kur këtu po vidheshin zgjedhjet e po bliheshin me krimin e organizuar, me shefat e komisariateve, të arsimit, administratës. Faktori ndërkombëtar nuk foli për këto. Nuk foli për teatrin. Gjysma e botës kanë shkruan për teatrin në formë kritike”, u shpreh Gjata.

Artikulli paraprakVetëm 50% e punonjësve kanë përfituar pagën prej 40 mije lekësh
Artikulli tjetërPas fasonerive, koronavirusi pushton frikshëm edhe një call-center në Tiranë