Gëzuar 30 vjetorin PD Lezhë!

Nga Lindita METALIAJ

Sot eshte nje date e shenuar per Partine Demokratike te deges Lezhe,ndaj dua ta nis kete kremtim te themelimit te Partise Demokratike ne Lezhe, duke falenderuar te gjithe ata te cilet e themeluan dhe kontribuan per PD-ne ne qytetin tone.

Jam e vetedijshme se pa punen e tyre, pa besimin e tyre se Shqiperia mund te ndryshoje e qeverisur nga Partia Demokratike; pa energjite e shpenzuara nga ata, dhe te te gjithe atyre te cilet keto 30 vite kane luajtur nje rol vendimtar ne Partine Demokratike, Shqiperia as do te kishte ndryshuar e as Partia Demokratike nuk do te ishte nje parti e madhe.

Ndaj Faleminderit! Respekt dhe Mirenjohje pa fund per secilin prej tyre!

Ne si parti kemi qeverisur 13 vite te pluralizmit. Qeverisjet tona i kane dhene Shqiperise uje, rruge, energji, liri levizjeje, me shume mireqenie, me shume prestigj, dhe mbi te gjitha Respekt perpara botes dhe mundesine per te jetuar dhe punuar me dinjitet me shume se cdo qeverisje tjeter.

Kjo deshmon se Partia Demokratike eshte e vetmja force politike qe mendon per Shqiperine,e vetmja force politike qe ka si prioritet interesin qytetar.

Ndaj ne sot kemi te drejte te kremtojme dhe te festojme ditelindjen e krenarise politike – kjo krenari quhet Partia Demokratike.

Perpara nesh jane zgjedhjet e 25 prillit.

Jam e bindur se Partia Demokratike do te fitoje zgjedhjet.

Jam e bindur sepse besoj tek sensi i drejtesise se lezhjaneve.

Jam e bindur sepse besoj se lezhjanet do te dine ta gjykojne nje parti si Partia Socialiste e cila ka zgjedhur te mbeshtetet tek krimi I organizuar, tek propaganda, tek censura mediatike dhe, nje parti si Partia Demokratike e cila ne fokus te saj ka largimin e krimineleve nga politika duke ju thene qytetareve te vertetat.

Diferencat morale midis nesh jane te medha.

Ndaj une ju ftoj , te punojme te gjithe se bashku dhe te fitojme!

Fitorja jone eshte fitore e moralitetit,

Fitore e jokompromisit me krimin e organizuar, e jokompromisit me te korruptuarit.

Kam besim dhe shprese se te gjithe se bashku do tja dalim te largojme kete te keqe te madhe qe po sundon ne vend.

Te gjithe se bashku do te largojme kete bande qeverisese ,dhe te kthejme besimin dhe shpresen se ky vend mund te behet me Partine Demokratike me kryeminister z.Lulzim Basha.

Ndaj te bashkojme energjite e reja me eksperiencat e themeluesve dhe kontribuesve historik te Partise Demokratike per te kthyer dinjitetin dhe vlerat e munguara Lezhes dhe lezhjaneve.

Gezuar dhe Fitore PD!

Artikulli paraprakKosova në prag të lehtësimit të masave anti-Covid
Artikulli tjetërShembet rruga, banorët e fshatit Macukull të izoluar. Paralizohet çdo aktivitet jetësor!