Georgina koment të ndjerë djalit të Messit për ditëlindjen

Rivaliteti i egër mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit zhduket sapo gjyqtari ta përfundojë ndeshjen, kjo është dëshmuar nga partneret e dyshes së famshme të futbollit. 

Georgina Rodrigue e dëshmoi me një koment në Instagram se marrëdhëniet mes familjeve Ronaldo dhe Messi janë shumë të mira.

Në ditëlindjen shtatë të Thiago Messit të hënën, partnerja e Ronaldos, Georgina, i komentoi Antonela Rocuzzos, bashkëshortes së Messit, në një fotografi në Instagram.

“Urime ditëlindjen Thiagui. Nuk mund të gjej fjalë për ta shpjeguar se sa i rëndësishëm je për mua. Gjithmonë i buzëqeshur dhe shpërndarës i paqes. Ne të duam ty dhe unë do të vazhdoj të të puth, edhe nëse s’të pëlqen”, shkroi Antonela në përshkrimin e fotografisë së Thiagos me fanellë të Barcelonës.

Ky postim i mori mbi 1.5 milionë pëlqime dhe mijëra komente, përfshirë nga Georgina Rodriguez.

“Sa shpejt rriten. Urime ditëlindjen”, shkroi Georgina në një koment për të cilin pranoi zemra nga Antonela.

Artikulli paraprakGarat përcaktuese për kontrollin e Senatit
Artikulli tjetërKur frika përdoret si armë/ Pasojat e sulmeve terroriste në psiqikën tonë