Helmi i Navalny, gazi Novichok dhe projekti sovjetik i zhvillimi të tij

“Deopoliticus”

Me helmimin e Alexei Navalny ringjallen preokupimet në arenën ndërkombëtare lidhur me përdorimin e agjentëve kimikë. Rregullimet në fuqi të vendosura nga OPCW, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, nuk e parashikojnë posedimin dhe përdorimin e këtyre agjentëve. Gazi Novichok, një tipologji e veçantë e agjentëve nervorë, janë frut i 20 viteve studimesh laboratorike dhe, siç është dëshmuar nga rasti Navalny, janë në evolucion të vazhdueshëm. Duhet nënvizuar se pavarësisht që quhen gaze, këto janë substanca të lëngshme. Sidoqoftë, quhen gaze për arësye historike dhe pse përdorimi luftarak i tyre kërkon një metodë shpërndarjeje nëpërmjet ajrit.

Origjina
Projektimi i gazit Novichok i takon periudhës së Luftës të Ftohtë. Gjatë kësaj periudhe, Bashkimi Sovjetik ka lançuar dy programe, respektivisht “Foliant” dhe “Novichok”, në përgjigje të zhvillimit ango – amerikan të agjentit VX. Ky agjent dhe të ngjashmit me të i përkasin klasës NA (Nerve Agents), të mbiquajtur kolektivisht “agjentë V”. Kurse zhvillimi gazit Novichok përfshihet në fakt në kategorinë e “Agentëve A”, një grup kimik që akoma sot ngjall dyshime dhe paqartësi. Faktikisht dihet fakt lidhur strukturën kimike të tyre, duke qenë se nuk janë botuar kurrë kërkime në mënyrë të detajuar.

Në vitet e fundit kanë nisur të shfaqen informacione lidhur me këto produkte, pasi derivate të dialoformaldoksimës dhe të lidhur me programim shumë më të njohur “Foliant”. Informacionet e para e verifikuara lidhur me programin “Novichok” janë botuar vetëm pas përfundimit të projektit “Foliant”, në vitin 1992. Aksesi në të dhënat është siguruar nga Doktor Mirzayanov, një ish bashkëpunëtor i projektit, tani disident i shtetit rus. Por informacionet e dala janë kontestuar. Në fakt, ato rezultojnë të paplota dhe jo të certifikueshme. Pavarësisht kësaj, është njohur se midis viteve 1970 e 1990 shkencëtarët sovjetikë kanë krijuar të paktën 5 tipologji të ndryshme të agjentëve A, të gjitha me natyrë binare.

Të dhëna të reja janë dhënë nga Leonard Rink, edhe ai i përfshirë në projektin 20 vjeçar sovjetik. Shkencëtari kishte folur tashmë për programin sovjetik “Novichok” në vitin 2018, në rastin e helmimit të Sergei Skripal. Rink ka konfirmuar vërtetësinë e të dhënave të siguruara nga Mirzayanov, duke sugjeruar se ka tipologji të reja, ende të panjohura për botën, të gazit Novichok. Normalisht, gazet Novichok reagojnë brenda 2 minutash nga futja në organizëm. Këto afate nuk janë të konfirmuara në rastin Navalny, në të cilin është parë një përhapje e lehtë dhe graduale e substancës, duke konfirmuuar mundësinë e zhvillimeve të reja të programit.

Si vepron gazi Novichok
Gazet Novichok ruaajnë një sjellje të ngjashme me atë të gazeve të tjera nervore. Marrja e substancës toksike është e mundur nëpërmjet absorbimit lëkuror, me rrugë orale dhe respiratore. Gazi Novichok vret duke ndërprerë komunikimin midis nervave e muskujve apo nervave në tru. Brenda pak minutash, paralizon muskujt përgjegjës për frymëmarrjen dhe ndalon zemrën. Verifikohen edhe konvulsione. Megjithatë, në disa raste, në rast se doza është e ppamjaftueshme, vdekja mund të vonohet apo pengohet, por viktima vazhdon të përjetojë konvulsione, dobësi neuromuskulore, pamjaftueshmëri hepatike dhe dëme të tjera. Kur gazet Novichok janë të pranishme në përqëndrime të larta, ato çojnë tek vdekja prej asfiksisë apo ndalimit kardiak.

Specifikisht, toksina vepron mbi acetilkolinën dhe mbi cetilkolinesterazën. Acetilkolina është një neurotransmetues që stimulon qelizat nervore, duke rregulluar kontraktimin muskulor të organizmit. Acetilkolina shpërbëhet në vendin aktiv të një enzime, acetilkolinesterazën. Ngjajshëm me Sarinin, gazet Novichok krijojnë një lidhje kovalente me një zinxhir dytësor të serinës në sitin aktiv të acetilkolinesterazës, duke e çaktivizuar. Në rast se acetilkolinesteraza bllokohet, atëhere nivelet e acetilkolinës mbesin të larta, duke shkaktuaar spazma të forta muskulore dhe konvulsione të pakontrolluara.

Toksina mund të trajtohet me atropinë. Pavarësisht se marrja e saj e saj e ndalon efektin helmues të toksinës, kjo nuk çon në shërimin e pacientit. Në kombinim me atropinën, mund të jepet pralidoksimë, e cila favorizon largimin e agjentit nga siti aktiv i acetilkolinesterazës. Gjithsesi, këto zgjidhje ekzistuese nuk janë të konsiderueshëm si antidotë dhe alternativa të reja janë në fazë zhvillimi.

Diferenca me rastin Skripal
Helmimi i Alexei Navalny është asociiuar me rastin Skripal, i ndodhur në vitin 2018 pranë lagjes londineze Salisbury. Të dy kanë qenë subjekte të agjentit toksik Novichok, por ka disa diferenca që nuk i bëjnë rastet vërtet të ngjashëm.

Helmimi i Skripal ka ndodhur në truall europian dhe të NATO-s, në ndryshim nga rasti Navalny. Nga territorialittetet dhe juridiksionet e ndryshme deduktohet kështu një mundësi e ndryshme veprimi në nivel institucional dhe ndërkombëtar. Në kohën e rastit Skripal, territorialiteti atlantik dhe europian i Mbretërisë së Bashkuar ka mundësuar nisjen e hetimeve. Prej tyre është gjetur përgjegjësia e GRU, domethënë e drejtorisë kryesore të inteligjjencës ruse.

Kjo nuk mund të thuhet përsa i përket incidentit të Omsk. Pamundësia e kryerjes së hetimeve në territorin rus, pa miratimin e Kremlinit, nuk lejon që të përcaktohet me saktësi përgjegjësia ruse. Për momentin, mungon smoking gun e helmimit Navalny. Kështu, kjo i mundëson Federatëës Ruse t’i refuzojë akuzat e ardhura nga arena ndërkombëtare, në veçanti ato gjermane.
Nga pikëpamja teknike, prania e këtyre 5 agjentëve të ndryshëm binarë, të grupuar në kategorinë Novichok, nuk lejon përbashkësinë e këtyre dy rasteve të ndryshme. Agjenti specifik i përdorur kundër Sergei Skripal mund të mos jetë i njëjti me atë të kundër Navalny. Do ta konfirmonte dhe stabiliteti i ndryshëm i agjentit.

E drejta ndërkombëtare
Në nivel ndërkombëtar, tutla ndaj këtyre lloj armëve parashikohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Objektivi dhe misioni i Organizatës përkthehet në Konventën për Armët Kimike, një traktat shumëpalësh që ndalon armët kimike dhe i kërkon shkatërrimin brenda një periudhe të caktuar kohore. Duke pasur kohëzgjatje të pakufizuar, traktati plotëson Protokollin e Gjenevës paraekzistues të vitit 1925, që ndalon përdorimin, por jo posedimin, e armëve kimike.

Negociatat për konventën kanë filluar më 1980, gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Çarmatimin. Konventa është hapur për firmosje nga janari i 1993 dhe ka hyrë në fuqi më 29 prill 19977. Aderimi është i hapur për të gjitha vendet dhe aktualisht numëron 193 shtete anëtare. Në funksionimin e përditshëm të saj, Organizata merr deklaratat e shteteve aderuese.
Këto përshkruajnë në mënyrë të detajuar aktivitetin apo materialet lidhur me armët kimike dhe operativitetet relative industriale. Pasi merr deklaratat, organizata inspekton dhe monitoron strukturat dhe aktivitetet e shteteve aderuese që janë të rëndësishme për konventën, në mënyrë që të garantojë konformitetin.

Rusia ka deklaruar në 2017 se i ka shkatërruar krejtësisht armatimet e saj. Por në 2019, në vijim të rastit Skripal, Organizata e ka futur gazin Novichok në listën e armatimeve të ndaluara. Në vijim të këtij modifikimi dhe të rastit Navalny, konsiderohet për pasojë e nevojshme një procedurë e re shkatërrimi e armëve në posedim, me një investigim pasues nga ana e Organizatës. Por duke munguar smoking gun, për momentin nuk rezulton e mundur t’i bëhet Kremlinit kjo kërkesës shkatërrimi, duke mos pasur garanci lidhur me përgjegjësinë e tij. Në pritje të detajeve më të hollësishme, Organizata vazhdon ta monitorojë situatën dhe është e gatshme që ta nisë një investigim në terren, paraprakisht kërkesës së shteteve anëtare.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakEdi Rama, Juda i Shqipërisë
Artikulli tjetërKosova: Kërkesa e Lajçak rikthen idenë e shkëmbimit të territoreve