Gazetari i shkruan për nënën e sëmurë, ministrja hesht, reagon deputeti: “Moj zonjë, ku dreqin e ke pjesën njerëzore”!

Një gazetar i ka shkruar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lidhur me mungesën e ilaçeve në spitalin Onkologjik, duke qënë se e ëma e tij vuante nga mungesa e tyre.
Ministrja Manastirliu nuk është munduar as t’i kthejë përgjigje. Rasti është denoncuar nga deputeti i PD, Bardh Spahia.
Në një postim që ishte edhe shumë emocional duke patur parasysh rastin e dhimbshëm, Spahia i drejtohet ministres: Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.
Zoti Spahia, e ka cilësuar këtë rast si një paturpësi kriminale.
Ja postimi i plotë dhe mesazhet që gazetari i ka dërguar Ministres së Shëndetësisë.
Mund të mendohet që një mjek nuk tronditet lehtë, pasi vetë profesioni të stërvit racionalitetin, para të mundurës e të pamundurës.
Por sinqerisht ishte e pamundur të mos prekeshe nga dhimbja njerëzore që përcon ky mesazh i një gazetari, për më të shtrenjtën në jetë, nënën. Ilacet mungojnë tek onkologjiku për trajtimin e të sëmurëve, e ndërprerja e një cikli trajtimi, kushton shtrenjtë, me jetë.

Këtë hall i ka shpjeguar gazetari ministres OGERTA MANASTIRLIU. E ministrja në fjalë as e ka konsideruar për t’i dhënë përgjigje, e jo më të impenjohej për të bërë c’ka i takon, DETYREN!
Moj zonjë, mirë që nuk merr vesh nga fusha që ke pranuar të drejtosh, po pjesën njerëzore, ku dreqin e ke! Njerëzit, pacientët nuk janë tendera zonjë, as PPP, as koncesione! Janë ata që së pari paguajnë edhe për rrogën tënde, e të shefit tënd.
Pra zonjë, së pari detyrimin e ke me cdo qytetar që përballet me shëndetësinë që ti drejton, e sic të është faktuar në mesazh, ajo është situata ku e keni katandisur: onkologjiku pa ilace! Arroganca e padija nuk janë punë zonjë! Të kombinuara me indiferencën janë më së paku paturpësi kriminale!
Duhet t’ju vijë zor, që informoheni për situatën e nuk reagoni! Që ta kesh të qartë: shëndetësia nuk reformohet me fasadë, se ke të bësh me jetë njerëzish, e ato lloj statistikash bëjnë më shumë se të të nxijnë fytyrën!

1 20

2 20

Artikulli paraprakPse Rama nuk është dhe nuk mund të jetë me studentët!
Artikulli tjetërBasha: Fundi i maskaradës të këtij regjimi po afron!