Gazetari i BILD: Rama u tërhoq nga padia, mesa duket ka mbetur edhe pak mençuri tek ai! Kam pëgjime të reja…

Gazetari gjerman, Peter Tiede në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në “Krasta Show” në SYRI TV, ka folur lidhur me padinë për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Tiede tha se ishte informuar nga mediat shqiptare për pushimin e padisë në Gjykatën e Frankfurtit.

Tiede tha se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të mbrojtur veten në Gjykatës, duke pretenduar gjithashtu se Rama kishte bërë zgjedhjen e duhur për t’u tërhequr.

“Më paditi në Frankfurt, po gjithashtu di që kjo padi nuk ekziston më. Nuk më ka ardhur asnjë informacion zyrtar.

Ti mezi e prisje një përballje me kryeministrin?

Po do të kisha dëshiruar për më të tepër që kishim dëshmitarë të rinj dhe regjistrime video.

Informacionin e kam marrë nga mediat shqiptare. Nuk jam paditur unë personalisht por gazeta “BILD”. Unë duhet të gjej dëshmitarët. Rama ka marrë një vendim të mençur duke tërhequr padinë. Mesa duket ka mbetur edhe pak mençuri tek ai“, tha gazetari gjerman.

rama per bild

Artikulli paraprakEuropa Nostra: Shumë shpejt vizitojmë Teatri Kombëtar
Artikulli tjetërBasha: Tenderat sekretë, rast i pastër abuzimi. Qeveria nuk dha asnjëherë përgjigje pse bleu me çmim 2-4 fish më të lartë