Gazetari anglez zbulon prapaskenat: Liverpool është takuar me agjentët e Shaqirit

Xherdan Shaqiri pritet të bëhet me skuadër të re brenda pak ditëve. Mesfushori nga Kosova ka pasur një stinor të mrekullueshëm personal me Stoke Cityn në Ligën Premier.
Shaqiri ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime me fanellën e Stoke Cityt në elitën e futbollit anglez.
Por rënia e Stokes një kategori më poshtë ka bërë që Shaqiri publikisht të kërkoj largimin.
Me rënien e skuadrës së tij në Championship, është aktivizuar klauzola e largimit e Shaqirit nga Stoke për një shumë prej 14,5 milionë euro.
Liverpool së fundmi është futur fuqishëm në garë për transferimin e gjilanasit.
Ka qenë gazetari anglez i Bleacher Report, Dean Jones që ka konfirmuar se agjentët e Xherdanit janë takuar me Liverpoolin ditën e premte.
“Liverpool ka mbajtur bisedime me agjentët e Shaqirit të premten, marrëveshja duket afër”, ka shkruar në Tëitter gazetari i Bleacher Report, Dean Jones.
Mbetet të shihet nëse The Reds do të tentojnë të mbyllin marrëveshje para fillimit të Kampionatit Botëror.
Interesim për Shaqirin kanë shprehur shumë skuadra të njohura si Everton, Tottenham Hotspur, Neëcastle United, Ëest Ham United, Southampton, Crystal Palace, Huddersfield, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund dhe Galatasaray. 26-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Interin, Bayernin dhe Baselin.

Artikulli paraprakDemaliaj i hap dosjen Fidel Yllit: Ju rrëfej torturat ndaj Dom Simon Jubanit dhe pastrimin e parave me kullat
Artikulli tjetërThirrje e aktivistit të majtë: Të rinj, çohuni dhe bjerini sa nuk është vonë, pushteti do t’u lerë pa bukë