Gati kallëzimi penal ndaj Ardian Dvoranit, Presidenca e dorëzon në Prokurori në 14:30

Ashtu siç e paralajmëroi, Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre. Padia për ndjekjen penale të Dvoranit do të dorëzohet në Prokurori, në orën 14:30 lajmëron News 24.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja po bëhet në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

Meta tha mbrëmjen e kaluar në një studio televizive se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

“Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, deklaroi Meta.

Artikulli paraprakKLSH zbulon katrahurën e abuzimeve dhe vjedhjeve me Milot-Balldren
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Metës: Do ndërmarr çdo veprim për të ndalur puçin kushtetues