Fushë-Kruja nën ujë, banorët e përmbytur denoncojnë: Askush nuk na përgjigjet. Kërkojmë ndihmë

Fshatrat e Fushë Krujës janë përmbytur duke dëmtuar dhjetëra shtëpi, biznese dhe tokat e tyre.

Banorët kanë kërkuar ndihmë që në orët e para të mëngjesit nga Policia e Krujës por askush nuk u është përgjigjur.

“Kam që në orën 6 që kam kërkuar Policinë e Krujës, që policia të njoftojë Bashkinë. Nuk ka ardhur asnjë deri tani. Kam një metër ujë brenda në lokal dhe në shtëpi. Ju lutem kërkojmë ndihmë nga Emergjencat Civile. Fëmijët rrinë mbi soletë. I kërkojmë Ministrisë së Bujqësisë që urgjentisht të hapin kanalet”, thotë një nga banorët e dëmtuar.

Një tjetër banor teksa dëshmon se askush nuk i hap telefonin pasi ka kërkuar ndihmë, thotë se uji në shtëpinë e tij ka arritur deri në 2 metra.

“Kam marrë familjen, fëmijët, gruan dhe i kemi nxjerrë të gjitha jashtë. Urdhëro ku është faktike”.

2 24

3 23

4 14

5 10

Artikulli paraprakFredi Alizoti për “shefin e madh” dhe një gënjeshtër për përgjimet
Artikulli tjetërJa si u zgjua Tirana sot! Uji vërshon në banesa dhe përmbyt gjithçka prej vjedhjes së bandës në pushtet