Foto/ Vangjush Dako drejton fushatën e PS në Durrës, ruhet nga forca të shumta policore

Edhe pse Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përfshirë në listën e zezë të personave të cilët nuk lejohen të udhëtojnë drejt Amerikës, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako vazhdon të jetë pjesë integrale e fushatës së Partisë Socialiste në këtë qytet, pavarësisht edhe thirrjeve të ambasadores amerikane drejtuar kryeministrit Rama për të mos përfshirë në fushatë persona të korruptuar dhe të inkriminuar.

Mbrëmjen e sotme Vangjush Dako është parë në shoqërinë e candidates socialiste Klodiana Spahiu në një takim elektoral të zhvilluar në Durrës.

Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara në terren, takimi ku ka marrë pjesë Dako është ruajtur nga forca të shumta policie.

auto foto11111617993721

3 43

4 22

Artikulli paraprakSavra në internimin e dytë
Artikulli tjetërYuri Kim: Pres një Gjykatë të Lartë plotësisht funksionale