“Forbes” publikon emrat e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri, ja kush janë

Revista “Forbes” ka publikuar listën e 10 njerëzve më të pasur në Shqipëri.
Anketa u krye nga ‘Forbes Magazine’.
Metoda e anketimit u fokusua në dy komponentë kryesorë; fitim i realizuar dhe kapitali.
Lista e 10 më të pasurve
1. Lista e 10 më të pasurve të vendit kryesohet nga Samir Mane, presidenti dhe pronari i grupit Balfin, një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Shërbimet: Ndërtimi i zonave tregtare dhe industriale, industria minerare, investimet në bujqësi dhe turizëm. Me qendër në Tiranë.
2. President i Grupit Kastrati, Shefqet Kastrati renditet i dyti në listë. Shërbimet e ofruara: Tregtimi dhe ruajtja e naftës, financimi, shërbime fluturimi privat. Me qendër në Durrës.
3. Vasil Naçi është CEO dhe president i AGNA Group. Shërbimet: Importi dhe shpërndarja e pijeve, ushqimit, kujdesit shtëpiak dhe personal, duhani, reklamat, akademi lidershipi, agjenci reklamash, zhvillimi i pronës, energjia hidrike. Me qendër në Tiranë, por kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
4. Behar Cukaj është pronar i Bolv Oil. Shërbimet: Shitja me shumicë dhe transporti i lëndëve djegëse. Kompania e ka qendrën në Kashar, Tiranë.
5. Deputeti Tom Doshi është një nga anëtarët më të pasur të Parlamentit shqiptar dhe administrator i disa kompanive.
6. Rrok Gjoka është pronar i kompanisë “Gjoka Construction”. Shërbimet: Ndërtimi industrial dhe civil, infrastruktura e transportit. Me qëndër në Tiranë.
7. Grigor Joti është pronar i kompanive “InveG” dhe “Joti-Infosoft Group Sh.p.k”, por ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit përmes blerjes të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k
8. Në vend të tetë pozicionohet Idajet Ismailaj, pronar i Albstar Ltd: Shërbimet: Punime inxhinierike, infrastructure, transport, dizajn i punimeve civile dhe industriale. Kompania e ka qendrën në Patos, Fier.
9. Në listën e 10 personave më të pasur është vetëm një grua. Ajo është Vilma Nushi.
10. Lista mbyllet nga Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë Salillari. Aktiviteti i kompanisë me qendër në Tiranë shtrihet në ndërtim, infrastrukturë transporti, ndërtim industrial dhe civil.
© SYRI.net

Artikulli paraprakTriumfi për Teatrin: Një shoqëri që organizohet dhe lufton për një ideal ja arrin qëllimit herët a vonë
Artikulli tjetërUshqimet që ulin kolesterolin e lartë