“Foltorja po ha veten”/ Bejko: Argita në krye? Janë organizatë familjare

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dha edhe një koment në ‘Studio Live’ lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e Berishës në krye të Rithemelimit.

Bejko tha se Foltorja ka hyrë në fazën e ngrënies së vetes së vet, njerëzit po i ikin dhe zhgënjimi në rradhët e saj është i madh.

‘Zonja Malltezi është non grata. Unë jam tek PD, ajo është një organizatë familajre. Demokratët shkuan me shpresë se Berisha është më i zoti se Basha. Tani ka zhgënjim. Shkuan disa deputetët së fundmi për kalkulime. Ka filluar leximi mbrapsht edhe prej tyre. Në këto kushte me një parti familjare, partinë e quante pronë të vetën. U çudit pse bënte rezistencë Basha, vajti ta nxirrte me shqelma. Tani është në fazën e ngrënies së vetes. Foltores i mungon kauza. Nuk i qëndroi tezave morale për të cilat njoftoi krijimin. Kështu ra Roma e lashtë, hëngri veten.’, tha Bejko.

Artikulli paraprakPërballja Dumani-Noka, Zekthi: Deputeti është në konflik interesi
Artikulli tjetërEkspozitë e pamorartit në Berat/ In memoriam për piktorin Nexhmedin Musaj