Ekspozitë e pamorartit në Berat/ In memoriam për piktorin Nexhmedin Musaj

Nga Yzedin Hima

Në Galerinë e Artit ” Eduard Lear ” në qytetin e Beratit, u çel ditën e enjte, më 23 maj 2024 ekspozita e titulluar “In memoriam” , në nderim të piktorit të shquar nga qyteti i Beratit, Nexhmedin Musaj, i ndarë para kohe nga kjo jetë.
Krahas veprave të Nexhmedin Musajt u ekspozuan edhe veprat e tre piktorëve të ndjerë nga ky qytet: Punimet në pikturë të Sotir Capos, Gazmend Mukës dhe Llazar Myzeqarit.
Në nderim të artistit Nexhmedin Musaj ekspozuan veprat e tyre edhe Hasan Nallbani, Aleksandër Filipi, Arben Golemi, Agron Polovina, Nezir Ago e Kastriot Dervishi, miq e kolegë të Nexh Musajt.
Qytetarët e Beratit erdhën në Galerinë e Artit” Eduard Lear” dhe shprehën admirimin e tyre për veprat e piktorëve beratas, nivelin e lartë të shprehjes artistike në kohë të ndryshme. Është vënë re se gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe dakadave të para të shekullit të ri, në qytetin e Beratit u krijua një shkollë e pamorartit, ku spikatën talente e vepra që kapërcyen me sukses nivelin lokal, duke u vlerësuar në ekspozita kombëtare dhe ato ndërkombëtare.
Veprat e piktorëve nga qyteti i Beratit gjenden në institucionet shtetërore, koleksionet private të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj nëpër botë, sikurse edhe vepra e piktorit të ndjerë Nexh Musaj.
Këto vepra, për shkak të nivelit artistik, individualitetit të artistik të autorëve, presin të botohen dhe studiohen nga instutucionet dhe studiuesit e pamorartit.

FB IMG 1716549363825 FB IMG 1716549323086 FB IMG 1716549320904 FB IMG 1716549319088 FB IMG 1716549317158 FB IMG 1716549310265

Artikulli paraprak“Foltorja po ha veten”/ Bejko: Argita në krye? Janë organizatë familjare
Artikulli tjetër‘Shqipëritë’ tona kalben nga brenda!