“Fletë-arresti për Metën në tryezën e SPAK”, Ngjela: Berishës mund t’i komunikohet një akuzë e re

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm, duke e ndalur theksin tek situata brenda opozitës, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe ligjet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) sa i takon luftës kundër korrupsionit.

Ngjela shprehet se fletë-arresti për Ilir Metën është në tryezën e SPAK, nisur nga fakti që kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në panik, duke qenë se po sulmon ashpër Prokurorinë Speciale.

Po ashtu, ai theksoi në një intervistë për gazetën “Sot” se hetimet për dosjen “Partizani” ku është implikuar Sali Berisha rrezikojnë të zgjasin mbi 3 vite, teksa shton se ish-kryeministrit mund t’i komunikohet një akuzë e re. Ndërkohë Ngjela shpreh bindjen se prokuroria dhe gjykatat kanë qenë të korruptuara, prandaj sipas tij, u krijua SPAK.

-Avokat Ngjela, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin e nxjerrë thotë se në Shqipëri ka korrupsion, ndërkohë që vëmendje të madhe ka tek Prokuroria e Posaçme (SPAK). Si i shihni ju këto gjetje?

SPAK është një arritje e madhe në historinë e shtetit Shqiptar, është pjesë kryesore e shtetit në kuptimin e ruajtjes dhe mbrojtjes së shoqërisë nga korrupsioni shtetëror. SPAK tani ka ngelur te hetimi dhe ne nuk dimë gjë si po shkojnë hetimet. Pa një hetim universal nuk arrihet dot një sukses. Dhe pa arritur këtë sukses anti-korrupsion, do ta paguajë shoqëria shqiptare. Nga SPAK-u ne në këto momente po presim goditje.

-Në raportin e DASH përmendet që nga arrestimi i z. Koka, për Allqi Bllakon, përmendet Arben Ahmetaj, deri tek “arresti shtëpiak” i Z. Berisha. Keni një koment?

Këto janë pikat esenciale që përmend DASH të cilat na tregojnë që SPAK-u funksionon. Nuk mund ta kontrollojë çdo njeri hetimet e mëdha që krijojnë organet e tilla hetimor. Dosjet janë sekret dhe çdo gjë del kur hetimi i ka organizuar dhe hetuar të gjitha aspektet e krimit që SPAK heton dhe do na jap emrat. Do na jap dhe akuzat dhe fillon mbrojtja nëpërmjet avokatit mbrojtës. Në funksion të arresteve dhe dënimeve që do të vijnë, do trembet korrupsioni në Shqipëri?

Kjo mbetet enigmatike, por besoj se do të sofistikohet më shumë por jo se do të rritet. Korrupsioni do të jetë më i vështirë për t’u hetuar më pas. Politikanët kanë menduar se do të jetë absolut që nuk do t’i prekte njeri dhe kanë lënë shenja të hapura për hetime. Korrupsioni do të sofistikohet siç ndodh në vendet e zhvilluara perëndimore. Pasi hetimet kalojnë në pika të caktuara për procesin e parasë, humbasin gjurmët e autorit. Ka filluar që tani një skemë e tillë, por njëherë për njëherë është shumë e vështirë për t’u bërë në nivele të larta.

-Avokat, a mendoni se drejtësia duhet të funksionojë në të gjitha hallkat e saja, jo vetëm në një strukturë, pa diskutim që SPAK-u është hallka më e re por janë dhe Prokuroritë e Gjykatat apo strukturat e Policisë e tjera në vend?

Prokuroria dhe Gjykata kanë qenë institucione të korruptuara deri në grykë por reforma nuk mendoj se e ka eliminuar korrupsionin. Fakti që me reformë nuk mund të eliminohet korrupsioni nga Prokuroria dhe Gjykata e zakonshme, doli SPAK-u. SPAK-u është krijim artificial dhe do të ishte shkelje e Kushtetueses nëse do ta kishte dhe Gjykata e Lartë të veten. Kushtetuta nuk lejon të kemi Gjykata Speciale. Edhe organet ligj zbatuese të reja që janë krijuara, nuk janë Speciale po të Përgjithshme. Edhe SPAK po të kishte të vetën Gjykatën e Lartë, do ishte shkelje kushtetuese dhe do quhej Gjykatë Speciale.

-Çfarë kërkon të arrijë Ilir Meta me akuzat dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj Altin Dumanit dhe SPAK-ut, sipas jush avokat?

Në jurisprudencë kjo lloj sjellje e një njeriu që mund të akuzohet ose që është drejtë akuzës quhet ‘fjalë, fjalë dhe veç fjalëve asgjë’, sepse nuk ka sistem mbrojtës juridik, është mbrojtje individuale që bën çdo njeri i zakonshëm i popullit. Jemi përballë kësaj situate pasi këto njerëz kanë impakt në opinionin publik dhe mënyrën si flet ai i drejtohet opinionit publik që unë jam i pafajshëm dhe SPAK nuk bën asgjë.

Kjo është mbrojtje publike por pas kësaj vjen thirrja që ky i bën shoqërisë për ta ndihmuar, duke bërë tubime. Ky proces atje të çon. Kështu kanë vepruar të gjithë që e kanë përdorur atë metodë në vendet e perëndimit. Ilir Meta me mbrojtjen shoqërore që bën nëpërmjet mediave nuk ka shumë kohë në dispozicion sepse ka një mendim masiv në opinionin publik se ai është i korruptuar.

-Mendoni se një dosje që mban emrin e Ilir Metës në duart e SPAK-ut mund të mbyll kapakët dhe shumë shpejtë mund të kërkojë një fletëthirrje dhe ta bëj më të sulmueshëm ndaj z. Dumanit?

Kjo është arsyeja. Humbja e ekuilibrit të tij apo nxitimi për akuza ose mënyra si mbrohet dhe sillet kuptohet se e ka humbur qartësinë jo nga frika por nga impresioni i brendshëm se mund të akuzohet për një krim. Akuza të krijon një impakt psikik. Në Perëndim nuk mund të shkojë kush në një gjyq penal pa u mbrojtur nga një avokat dhe arsyeja kryesore është se çdo i akuzuar ka një devijancë psikike e cila mund ta dëmtojë në funksion të drejtësisë dhe të mbrojtjes së tij.

Provat kundër tij krijojnë të gjithë sistemin juridik ose gjithë sistemin penal që mund ta çojë në një akuzë. Por ne nuk i dimë provat e tij por besoj se Ilir Meta si di ato, por mund të tij se kush janë personat që po e hetojnë. Është mendje ngushtësi të merret me to, sepse ata nuk japin drejtësi por hetojnë. Meta merret me hetuesit, hetuesit po e kanë hetuar keq, gjykata jep pafajësi.

-A është thyer masa e arrestit shtëpiak për z. Berisha duke pranuar në ambientet e banesës së tij një person i cili nuk është i rrethit të tij familjar?

Nuk ma ha mendja të jetë pa leje, sepse një arrest shtëpie nuk je i lirë të lëvizësh, ka mbrojtje, ka polic, si i ka kaluar gazetari policit pa qenë person i familjes ndaj kam përshtypjen që ka leje nga prokurori.

Por duhet të investigohet nëse ka leje apo jo. Mund të quhet thyerje, po Berisha është në arrest shtëpie sepse nuk ka nevojë për një hetim të specializuar në nivele të larta pasi është në flagrancë. Nuk ka nevojë për shumë hetim, ka vrarë në mes të rrugës, është kapur dhe ka hyr në hetim dhe i arrestuar, është kapur në flagrancë për atë që i thonë korrupsion.

-Sa mund të quhet flagrancë një ngjarje e 2005-ës, 2006-ës dhe 2007-ës sa janë firmosur këto dokumente?

Ato dokumente janë firmosur, janë njohur dhe hetimet mund të shkojnë dhe mbi 3 vite. Çështja e tij është shumë e thjeshtë, një akt me anë të cilit i provoi fajësinë. Ka lidhje me dhëndrin e tij. Sipas konceptit të hetimit jep të kuptuar që ka nisur hetimi, kanë mbledhur provat dhe faktet për t’i komunikuar një akuzë të re. Nëse i komunikohet një akuzë e re, do të fillojë një hetim nga e para për veprën e re penale me të cilën akuzohet.

Artikulli paraprakBurri i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, policia fsheh ngjarjen!
Artikulli tjetër“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”/ DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?