Flet vëllai i Dybala: Problemet me Cristiano Ronaldon janë brenda fushës…

Paulo Dybala mund t’i thotë lamtumirë Juventusit në fund të sezonit.  Për katër sezone, Dybala ka bërë 180 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar 78 gola.

Kështu ka bërë të ditur vëllai dhe menaxheri i argjentinasit, Gustavo Dybala. Sipas tij, gjasat janë të mëdha që Dybala të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas katër viteve.

Dikur ishte një lojtar premtues, i së ardhmes, tani Massimiliano Allegri e ka ulur në bankën e rezervistëve. Çfarë ndodhi në të vërtetë me Dybalan? Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verën e vitit të kaluar, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për talentin 25-vjeçar.

Sezonin e kaluar ai ishte në formë mbresëlënëse, shënoi 22 gola në 33 paraqitje në Serie A, kurse këtë sezon ka shënuar vetëm 5.

Vëllai i lojtarit e konfirmon se prezenca e Cristiano Ronaldo në 11-she i ka shkaktuar telashe Dybalas, i cili në afatin kalimtar të verës do të kërkojë të ndërrojë skuadër.

“Jashtë s’ka probleme me të (Cristiano Ronaldon), problemet janë brenda fushës: nuk mundesh kundër tij dhe Paulo është i ri…”, ka deklaruar vëllai i Dybalas.

Gustavo Dybala, në një intervistë në emisionin e radios argjentinase “Futbolemico”, tha ndër të tjera se “Dybala ka gjasa të mëdha që të largohet nga Juventusi. Absolutisht. Ai ka nevojë për një ndryshim”.

Gustavo, nuk ka treguar destinacionin e mundshëm, duke insistuar se largimi është pothuajse i paevitueshëm sepse “Dybala nuk është i lumtur në Juventus”.

Për katër sezone, Dybala ka bërë 180 paraqitje me “Zonjën e Vjetër” dhe ka shënuar 78 gola.

Artikulli paraprak“Kapeni, mbyteni”, Dollapi rrëfen momentet kur u godit edhe me plumb plastik pasi ndihmoi gazetarët
Artikulli tjetërFaqja e pare