“Kapeni, mbyteni”, Dollapi rrëfen momentet kur u godit edhe me plumb plastik pasi ndihmoi gazetarët

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ka treguar në emisionin të “Të Paekspozuarit” në News 24, çfarë ka ndodhur gjatë momentit kur është goditur nga forcat e policisë gjatë protestës së opozitës më 11 maj.

Rakipi: Të gjithë shqiptarët të ndoqë, ishte një skenë e tmerrshme, gati barbare, ku shefi i ndërhyrjes së shpejtë dërgon disa njerëz që tju ndalojë

Kam qenë në ushtrimin e detyrës si drejtues i tubimit, që ma detyron ligji. Duhet të jem në një pjesë të dukshme në krah të forcave të rendit. Qëllimi im i vetëm ka qenë mbrojtja e Policisë.

Ne se kemi betejën me to. Unë në atë moment po kthehesha në selinë e PD. Dëgjoj një zë të një zonjushe që thotë “Vdiqa, mbarova”. Shkova ta ndihmoj.

Jam nisur në drejtim të Partisë Demokratike, jam intimiduar nga një punonjës policie që është identifikuar si Arben BARE.

Ky zotëri më kam kapur prej krahu. E kam sqaruar. Kam hequr kundragazin dhe kam dashur të largohem. Në atë moment kam dëgjuar “Kapeni, mbyteni”.

Gjatë momentit që kam ikur me vrap kam ndjerë një goditje me plumb plastik në këmbën e majtë.
Kam qenë i shtrirë, kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forca policie dhe më kanë goditur”.

Dollapi tha se ka qenë në ushtrimin e detyrës së tij dhe se është dhunuar në mënyrë të pamëshirshme edhe pse nuk ka bërë rezistencë.

“Kam qenë në ushtrimin e detyrës time si drejtues i tubimit. Kam të drejtë dhe detyrë të jem në pjesë të dukshme dhe në krah të forcave të rendit. Në asnjë moment forcat e policisë të mos cënohej. Qëllimi im ka qenë mbrojtja e policisë. Ne nuk e kemi betejën me ta.

Sapo përfundoi tubimi po kthehesha në selinë e PD-së, dëgjoj zërin e një zonje “vdiqa mbarova”. Ishte një vajzë, gazetare. E kam marrë e kam cuar dhe kam gjetur edhe një kameraman në atë gjendje.

Jam nisur në drejtim të PD-së dhe gjatë rrugës jam intimiduar nga një punonjës që quhej Arben Varaj. Ky zotëri më ka kapur për krahu. Jam prezantuar dhe i kam sqaruar se kush jam. Kam dashur të largohem, në atë moment kam dëgjuar fjalët “kapeni, largoejni, mbyteni”. Në mënyrë instiktive jam larguar. Më pas kam ndjerë një goditje që ka ardhur nga një plumb plastik, e kam ndjerë kur më ka goditur.

Kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forcat e policisë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të pamëshirshme, edhe pasi nuk kam bërë rezitencë dhe jam prezantuar, nuk ka pushuar dhuna ndaj meje”.

Dollapi i është nënshtruar një operacioni në shpatull dhe ka dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit. Atij i është sekuestruar celulari dhe ende nuk ka një procesverbal për të kuptuar përse është ndaluar.

“Kam plagë në kokë, shpatull, krah kokë, shpinë, në të gjithë trupin. Nuk dua të kapem te kjo pjesë. Në momentin e parë që jam ndaluar, i kam kërkuar policisë të më cojnë në spital për ndihmën e parë dhe nuk u janë përgjigjur kësaj kërkesë.

Rreth dy orë e gjysëm kam ndejtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, me pretekstin që nuk mund të dalë ambulanca.

Unë edhe sot nuk kam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal. Një ndalim i paligjshëm. Kam vajtur në Spitalin Ushtarak, i rrethuar sikur të ishim në Kabul me forca komando.

Kam patur një kundragaz, një kapele dhe nje celular i cili më është marrë nga policia. Unë do ndjek ligjërisht gjithë procedurën për dhunimin që më është bërë”. /TPZ.al/

Screenshot 48 3

Artikulli paraprakStudenti i përgjigjet Pezës: Dy fjalë për Fredin e “TV Shkumbinit”…
Artikulli tjetërFlet vëllai i Dybala: Problemet me Cristiano Ronaldon janë brenda fushës…