Flet gazetarja që gjunjëzoi Ramën: Më shantazhoi në konferencë!

Gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta, e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se është ndjerë e shantazhuar nga kryeministri Rama gjatë konferencës së tij në Rinas pas kthimit nga Franca.Ambrozia
Meta: Për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e planifikuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Kryeministri ndoshta nuk ishte në formë atë ditë dhe tentoi të intimidonte. Mund të them se nuk ka pasur në asnjë moment thyerje të protokollit të konferencës për shtyp sepse ajo që u rrëzua nga kryeministri Rama që në nisje.
Momenti kur kolegu im i Top Channel i drejtohet për dëshmitarin X dhe Rama i kthehet me pyetje. Unë kam bërë një pyetje për të cilën nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri.
Reagimet e ardhura i kam mirëpritur. Kam bërë detyrën. Sdua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën s’mora përgjigje.
Ai kalojë tek pronari im, duke më shantazhuar. Je pjesë e një partie? E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku. Po ashtu dhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm me kryeministrin.

Artikulli paraprakGazetari që u kërcënua pse denoncoi trafikun e drogës me avionë: Ja pse e mbështes protestën e opozitës
Artikulli tjetërPas fitores “publicitare” vjen mufka tjetër e gomarit Tërmet