Flet dëshmitari që pa grabitësit: I pyeta pse po e digjini makinën, më thanë mos flit se …!

Është zbuluar dëshmia e një qytetari i cili është hasur me grabitësit e parave në aeroportin e Rinasit. Teksa qytetari ka pikasur autorët duke djegur një automjet në zonën e Bathores, iu është drejtuar me një pyetje: “Përse e digjni makinën?”

Por sipas dëshmitarit i cili nuk ishte në dijeni se ishin grabitësit e parave në pistën e avionëve në Rinas, ata i janë kthyer me kërcënim duke i thënë: “Mos flit asgjë ose të vrasim”. 5b12c2a5 57fb 48ff 89bd 0a75dab0c87a

Sipas dëshmisë së tij, grabitësit më tej janë larguar me biçikletë ndërsa kishin me vete edhe disa çanta. Bëhet fjalë për paratë që ata grabitën, që edhe pse jo zyrtarisht, dyshohet të jenë 10 milionë euro.

Banda e armatosur grabiti 10 milionë euro pasditen e sotme në Rinas. Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur  makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit. Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.

Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor.

Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi. Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.

Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.

Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur  trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor. Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.

Pse policia vonon identifikimin e grabitësit të vrarë

Me kokë të rruar, me veshje antiplumb, pranga dhe tymyese me vete, por pa mjet identifikimi me vete.

Kjo është vështirësia që po has grupi hetimor për të identifikuar një nga autorët e grabitjes së sotme që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me Policinë.

Ndërsa po i merren shenjat e gishtave për të rënë në gjurmët e identitetit të tij.

Ai u gjet i vrarë pranë Urës së Brarit, ndërkohë që Policia thotë se u qëllua nga FNSH gjatë momentit të largimit.

Ndërkohë që një tjetër automjet u gjet në Kamzë gjysmë i djegur ku në brendësi kishte armë dhe rroba kamuflazhi, ndërkohë që nuk janë gjetur paratë.

Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 40 persona për grabitjen spektakolare, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për persona që kishin dijeni për transportin e parave. Dyshohet se shuma e grabitur është rreth 10 milionë euro.

Një prej grabitësve ka mbetur i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë e Shtetit. Identiteti i tij nuk bëhet me dije ende. Autorët hynë në pistë me anë të një furgoni që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas shkëmbimit të zjarrit autorët janë larguar drejt Fushë Krujës. Mësohet se rreth 500 policë janë angazhuar në operacionin për kapjen e grabitësve.

WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.57.46

56985326 1248023068691931 1118560752626565120 n

Artikulli paraprakDeklarata e fortë: 10 milionë eurot që u grabitën në Rinas shkojnë te Kumbari në Surrel
Artikulli tjetërMediat e huaja jehonë ngjarjes së Rinasit: U grabitën plot 10 milionë euro!