FIFA, Shqipëria e 63-ta në renditjen e korrikut

Tri gola në Haifa në sfidën kualifikuese të 11 qershorit për të fituar tri pozicione në renditjen e FIFA-s. Hakmarrja perfekte në aspektin sportiv ndaj Izraelit, por edhe një mënyrë për t’u ngritur në klasifikimin botëror, për herë të parë pas tri muajve në vitin 2017. Nga suksesi në sfidën e fundit kualifikuese, Shqipëria e sheh veten në vendin e 63-të të FIFA-s, në renditjen e publikuar nga Konfederata Botërore për muajin korrik. Kuqezinjtë pozicionohen menjëherë pas përfaqësueseve si Maroku, Arabia Saudite dhe Rusia, ndërsa kanë lënë mbrapa emra si Afrika e Jugut, Venezuela, por edhe rivalët e Izraelit, që zbritën 15 pozicione dhe klasifikohen të 70-ët.
Kosova vazhdon zbritjen në FIFA. Humbja 1-4 përballë Turqisë ka bërë që përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaki të humbasë edhe katër vende dhe të pozicionohet e 177-ta.
Për sa i takon kreut, pas suksesit në Kupën e Konfederatave, Gjermania parakaloi Brazilin dhe Argjentinën dhe kthehet pas dy vjetësh në krye të renditjes. Portugalia ngjitet në vendin e katërt, pas fitores me Meksikën në finalen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave dhe ndiqet nga Zvicra e Polonia. Humbja e meksikanëve bëri që Italia të ruajë vendin e 12-të, e ndjekur nga Anglia.Tri gola në Haifa në sfidën kualifikuese të 11 qershorit për të fituar tri pozicione në renditjen e FIFA-s. Hakmarrja perfekte në aspektin sportiv ndaj Izraelit, por edhe një mënyrë për t’u ngritur në klasifikimin botëror, për herë të parë pas tri muajve në vitin 2017. Nga suksesi në sfidën e fundit kualifikuese, Shqipëria e sheh veten në vendin e 63-të të FIFA-s, në renditjen e publikuar nga Konfederata Botërore për muajin korrik. Kuqezinjtë pozicionohen menjëherë pas përfaqësueseve si Maroku, Arabia Saudite dhe Rusia, ndërsa kanë lënë mbrapa emra si Afrika e Jugut, Venezuela, por edhe rivalët e Izraelit, që zbritën 15 pozicione dhe klasifikohen të 70-ët.
Kosova vazhdon zbritjen në FIFA. Humbja 1-4 përballë Turqisë ka bërë që përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaki të humbasë edhe katër vende dhe të pozicionohet e 177-ta.
Për sa i takon kreut, pas suksesit në Kupën e Konfederatave, Gjermania parakaloi Brazilin dhe Argjentinën dhe kthehet pas dy vjetësh në krye të renditjes. Portugalia ngjitet në vendin e katërt, pas fitores me Meksikën në finalen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave dhe ndiqet nga Zvicra e Polonia. Humbja e meksikanëve bëri që Italia të ruajë vendin e 12-të, e ndjekur nga Anglia.

Artikulli paraprakAnaliza e FMN: Investimet publike të kopsitura në letër, po shumë të dobëta në realitet
Artikulli tjetërRepresioni shtetëror largoi investitorët e huaj