Fier, kryetarja e PD, Eriselda Zotaj Celaj, denoncon shkarkimin e nënkryetarit të këshillit për shkak të oponencës kundër këshilltarëve të majtë

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Fier, Eriselda Zotaj Celaj, ka denoncuar shkarkimin e nënkryetarit të Keshillit bashkiak Endri Jaupaj, për shkak të oponencës kundër vendimmarrjes së këshilltarëve të majtë në kurriz të qytetarëve si dhe mungesën e transparencës duke mos u lejuar prania e mediave. Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak u miratua aktstatuti i themelimit të shoqërisë aksionere që bën pronare të inceneratorit gjashtë bashkitë e qarkut Fier.
Në këtë vendim konstatohet se bashkia Fier ka marrë me qera nga Agjensia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara Tiranë vetëm pjesën e landfillit të depozitimit, peshimit dhe rrugës hyrëse të impiantit të mbetjeve urbane të qarkut Fier pa bërë transparente këtë kontratë qeraje.
Depozitimi i tonelatave të mbetjeve të 5 bashkive të qarkut në landfillin e Fierit nuk sjell gjë tjetër vecse një mal plehrash të patrajtuara në zonën e njësisë administrative Mbrostar Ura dhe një rrezik mjedisor ka pohuar Celaj teksa ka theksuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë transparencë të plotë për taksat e qytetarëve duke dënuar ashpër edhe paktin e heshtur PS-Rithemelim në mbledhjet e këshillit bashkiak.

DEKLARATA E KRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE DEGA FIER, ERISELDA ZOTAJ ÇELAJ

Sot ka ndodhur skandali i radhës!
Arroganca e Rilindjes në Bashkinë Fier vijon të mari vendime arbitrare kundër interesit publik.

Nervozizmi i tyre i plas derën në fytyrë mediave për të mos bërë publik abuzimin e radhës.

Mbledhjet e Këshillit Bashkiak zhvillohen në mungesë totale transparence duke shkelur haptazi ligjin e të drejtën e qytetarit për informim.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë për zbardhjen e çështjes në fjalë.
Partia Demokratike është në krah të qytetarëve, në kurriz të të cilëve janë kryer e po kryhen përvetësime të fondeve publike.

Artikulli paraprakÇmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros
Artikulli tjetër“Polici i ‘Burgut 313’ tha se kishin sjellë trupin e Fiqrete Shehut”- Varrosja në fshehtësi e gruas së Mehmet Shehut që vdiq në qeli, dëshmia e ish-rojtarit: Varreza u mbyll për 3 ditë! Qëllimi, asgjësimi i eshtrave të saj