Feyenoord, Vilhena firmos deri më 2020

Tonny Vilhena rinovoi kontratën e tij me Feyenoord. Mesfushori 22-vjeçar firmosi marrëveshjen e re deri në vitin 2020. Vilhena është një ndër protagonistët e sezonit shumë të mirë të ekipit nga Rotterdami, që për momentin kryeson Eredivisie, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit. Mesfushori është produkt i akademisë së të rinjve të Feyenoord, ku i është bashkuar klubit që në vitin 2003, teksa që prej 2013-tës luan me ekipin e parë.

Artikulli paraprakDiego Costa drejt Kinës
Artikulli tjetërAlexis Sanchez në bisedime me Bayern Munich