Festa e Bajramit, Alibeaj e Bejko urojnë besimtarët myslimanë

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj si dhe kandidati i PD-së për Tiranën për zgjedhjet vendore Roland Bejko, kanë uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

‘Uroj që sakrifica e tyre dhe agjërimi të jetë pranuar. Uroj që kjo ditë të sjellë paqe mbarësi dhe shëndet.’- tha Alibeaj.

Edhe Roland Bejko dha urimin e tij për besimtarët myslimanë:

‘Ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë ta gëzojnë këtë festë dhe ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij gëzimi të madh. Uroj që pas kësaj ditë më të mira të ketë për shqiptarët kudo që janë.’- u shpreh Bejko.

Artikulli paraprakPD Fier, Alibeaj: Demokratët në bazë duhet të jenë të bashkuar. Eriselda një fierake dhe një demokrate 24 karatëshe
Artikulli tjetërBasha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, me një mesazh të veçantë