Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin, me një mesazh të veçantë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka patur një urim për të gjithë besimtarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se sot pas agjërimit besimtarët musliman kremtojnë Fiter Bajramit.

Ai ka vendosur t’i urojë besimtarët me anë të një sure, dhe e përzgjedhura e Bashës ka qenë një sure me titullin “Shndritja”.

“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

Zoti ju dhëntë begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet e muajit të bekuar të Ramazanit!

Mes vështirësive e sfidave, mes sakrificave dhe vuajtjeve, forca që buron nga besimi në Zot na mbush me shpresë, na jep siguri se e padrejta do të mundet, se e nesërmja do të jetë më e mirë, siç dhe na e zbulon surja me titullin kuptimplotë Shndritja:

“Si kur shndrin dielli i mesditës,

Ashtu dhe natën kur terri bie,

Zoti yt nuk të ka braktisur,

As zemëruar me ty nuk është.

Dhe patjetër çfarë po vjen,

Për ty më mirë do të jetë se çfarë po shkon,

Dhe Zoti duarplot do të jetë me ty,

E ti i lumtur…”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakFesta e Bajramit, Alibeaj e Bejko urojnë besimtarët myslimanë
Artikulli tjetërGjysmë fitore për Juventus, i kthehen 15 pikë