fekti CR7/ Juventusi ka shitur në dy muaj aq fanella, sa gjithë sezonin e kaluar

Juventusi është në çdo drejtim në efektin e Cristiano Ronaldos, sidomos në shitjen e fanellave bardhezi, e cila është një nga faktorët ekonomikë rimbursues të parave (100 milionë euro) të shpenzuara nga klubi për nënshkrimin e një lojtar të kalibrit të yllit portugez.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka shitur në dy muajt e fundit, në dyqanet zyrtare të tij në Torino dhe në Romë, por edhe nëpërmjet faqes së vet, të njëjtin numër fanellash, sa gjatë gjithë sezonit të kaluar.
Kjo e përditshme italiane shton edhe një tjetër detaj interesant: ofrimi i një fanelle të re, të prenotuar sot, sot mund të realizohet në fund të tetorit, pikërisht për shkak të numrit të madh të aplikimeve.
Nga ana tjetër, hulumtimi i bërë nga kompania gjermane Idealo, e specializuar në këtë drejtim, tregon se në gusht, numri i shitjeve të fanellës së Juventusit në Bashkimin Europian u rrit 145.5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017. Sipas vlerësimeve për muajin shtator, fanella e Juventusit është më e kërkuara në Itali dhe Austri. Si në Spanjë, ashtu edhe në Angli, ajo është e shtata për nga kërkesat.

Artikulli paraprakKush është bodigardi që u plagos në Sarandë, i janë bërë 3 atentate
Artikulli tjetërKur presidenti fsheh të vërtetën pse Kosova është rast sui generis?!