Fatmir Xhafa arrestoi Vangjush Dakon, Kryemadhi: Si e liroi Rama pas kërcënimit

Në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’ që goditi bandën e Shijakut, në prangat e policisë ra edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Ky informacion u dha sot në Kuvend nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, Dako u shoqërua në komisariat, por pas telefonatës ku kërcënonte kryeministrin Edi Rama, u la i lirë.
“…Siç shkarkoi ministrin e Brendshëm brenda natës pse i arrestoi Vangjush Dakon, të lidhur me grupin e Avdulajve, dhe u kërcënua nëse ti nuk më nxjerr nga komisariati i policië unë do të hap librin dhe defterin e të dhënave, e telefonave dhe përgjimeve të Edi Ramës në Shijak”, deklaroi Kryemadhi.
Deputetja e opozitës paralajmëroi se ministrat e rinj do të tradhtohen nga kryeministri Rama njësoj si paraardhësit e tyre.
Pjesw nga deklarata e Kryemadhit
Problemi më i madh nuk qëndron te ne që jemi këtu, por te njerëzit që rrinë jashtë. Sot hapim në mënyrë zyrtare parlamentin, por në memorien e qytetarëve mbetet seanca e kaluar kur opozitës ju hoq e drejta e fjalës, sepse këta kanë frikë të dëgjojnë opozitën. Sot do të kisha shumë dëshirë që të flisja për axhendën e parlamentit, për të cilën pjesa më e madhe e mazhorancës nuk e kuptojnë.

Hapja e negociatave është shumë e rëndësishme, e dëgjuam kryetarin e parlamentit ta thotë por nuk e kupton. Që të hapen negociatat duhet të ketë dialog politik, por nuk ka dialog politik. Këta po i mbajnë peng negociatat sepse i mban peng kryeministri i Rilidjes. Shqiptarët presin 300 mijë vendet e punës që ju premtuan dhe sot s’kanë asgjë. Shqiptarët presin uljen e energjisë, por sot çmimi është rritur.
Shqiptarët presin legalizimin e shtëpive, por po ju prishen. Shqiptarët presin që fëmijët tu shkollohen, por ju mbyllen dyert e Universiteteve. Sot kemi një qeveri inekzistente që nuk përfaqëson asgjë. Në fakt do të doja të falënderoja studentët dhe pedagogët që thyen frikën e protestës. Thojini Eda Luccit të mos kërcënojë studentët te ekonomiku e shumë të tjerë që i dalin për zot këtij dhunimi të studentëve.
Mbas studentëve nuk janë partitë politike. Një sugjerim mikes time Belinda, mos dëgjo ca thotë ky se do ta pësosh si Gjiknuri, Ahmetaj që shumë shpejt do të dalin para drejtësisë. Mos di të gënjesh që paratë e Kashar – Thumanë do ti kalojnë studentëve, se nuk është e vërtetë. Beni të mori firmën dhe të shiti, sicc shiti ministrin e Brendshëm se pse ‘arrestoi’ Dakon duke i futur në burg Avdylajt. Ne do të na keni në rrugë.
Histori do ju rëndojë mbi shpatullat tuaja, do ju rëndojë aq shumë sa do e ndieni në 7 breza. Më vjen keq, vitet më të bukura të jetës time i kam kaluar në PS, por sot jam e bindur se fytyra e asaj partie nuk jeni ju, por ata qindra e mijëra socialistë që sot ju urrejnë. Urrejtja e socialistëve do ju tërheqë zvarrë.

Artikulli paraprakKryesia e PD vendos: Protesta!
Artikulli tjetërGazmend Bardhi zbardh strategjinë e protestave popullore