Farsa e 30 qershorit/ Reagon kreu i KQZ: Kolegët treguan mungesë dinjiteti dhe paligjshmëri!

Kreu i KQZ-së Klemend Zguri ka qenë i ashpër me kolegët e tij socilistë në këtë institucion, në lidhje me votimet e 30 qershorit.

Duke folur sot në mbledhjen e thirrur nga Denar Biba dhe tre anëtarë të tjerë të KQZ-së, Zguri u shpreh se KQZ-ja nuk trego dinjitet, por vetëm një perfomancë të dobët dhe puna e saj ndonjëherë shkoi edhe në paligjshmëri.

‘Zgjedhjet nuk janë vetëm një moment ligjor por edhe ngjarje politike. Nuk mund t’i ndajmë. Kjo iu jep një peshë më të madhe.

Brenda zgjedhjeve përfshihen interesa të ndryshme.

Është një formalitet pasi vendimi i sotëm është shoqëruar paraprakisht me një sërë aktesh të tjera që janë përfundimtare dhe të formës së prerë. Këto zgjedhje janë shoqëruar nga një konflikt i madh politik.

Mosmarrëveshjet do vazhdojnë edhe pasi ne të zyrtarizojmë rezultatin.

Përmes votës sonë, merr një rëndësi tjetër. Vota nuk kthehet thjesht formale. Konflikti nuk është preokupimi jonë, preokupimi im është se përmes votës sonë kemi dhënë edhe një notë për sjelljen e KQZ.

Besoj se KQZ ka qenë ndërmjet ligjshmërisë dhe arbitraritetit, për fat të keq në logjikën time KQZ ka zgjedhur të dytën. Vota për këtë proces sigurisht që ngelet votë edhe për punën e KQZ.

Me keqardhje them, e kam të pamundur për shkak të një performance të dobët të KQZ por ndonjëherë dhe mungesës së dinjitetit të saj për mua është e pamundur të japë një notë kaluese.

Do votoj kundër.

Dua që e gjithë kjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Më duhet të them, unë nuk bija dakord me shumicën, me kolegët e mi. Shpresoj shumë që kolegët e mi t’i thërrasin vetëdijes ligjore dhe të reflektojnë’, deklaroi gjatë ditës së sotme kreu i KQZ-së Klemend Zguri.

KQZ 3

Rama biba

biba

 

Artikulli paraprakBasha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten nga qeveria!
Artikulli tjetërMeta i kthen mbrapsh një tjetër ligj Ramës!