Farsa e 30 qershorit/ Eduart Ndocaj publikon fakte trondirtëse të vjedhjes së votave

Pas vendimit ditën e djeshme të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzonte pretendimet e ish-kandidatit për kreun e bashkisë Lezhë Eduart Ndocaj, ky i fundit, në kundërpërgjigje të këtij veprimi që tregon kapjen e këtij kolegji nga Rama, i ka konsideruar të “tredhur”, si dhe ka hedhur akuza të ashpra për njëanshmëri në procesin e vlerësimit të fakteve të depozituara nga Ndocaj për manipulim të votave në bashkinë e Lezhës.

Eduart Ndocaj, është i bindur në argumentet e tij, prandaj dhe ka insiston në çuarjen deri në fund të zbardhjes të së vërtetës dhe për këtë ka paralajmëruar kallzimin në prokurorinë e Lezhës për të gjithë komisionerët dhe numëruesit e kësaj bashkie, të cilat janë përfshirë në skemën kriminale të manipulimit dhe vjedhjes së votave.

Por cilat janë disa nga faktet që mbështetet fort Ndocaj? Le të parashtrojmë disa të dhëna që ai, i ka bërë publike dhe pretendon se KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor si insitucione të kapura nuk i morën në shqyrtim apo i anashkaluan, duke dëshmuar mosfunksionimin e këtyre paloinstitucioneve:

Eduart Ndocaj dhe stafi i tij, kanë mbledhur fakte lehtësisht të verifikueshme, duke i depozituar dhe pranë KQZ dhe Kolegjit, se në disa qendra votimi, nuk ka marrë pjesë asnjë votues femër!!!

Në qendrën e votimit Shënkoll janë gjetur fletë votimi më shumë se sa numri i votuesve dhe kjo është bërë qëllimisht për të përmbysur rezultatin e kandidatit Ndocaj, i cili në këtë qendër votimi po rezultonte fitues.

Një fakt shumë i çuditshëm ka ndodhur me disa qendra të tjera votimi, ku numri i pjesëmarrjes në votim ka qenë 100%, duke krijuar dyshime të forta për manipulime, pasi dihet qartë se të djathtët e kanë bojktotuar procesin.

“Pakujdesia” e komisionerëve dhe numëruesve të Lezhës është më shumë se një babëzitje, pasi në shumë qendra votimi, e kanë zbrazur duke e lënë me nga 2-3 vota kandidatin Ndocaj, i cili pas befasisë së këtyre fakteve, ka siguruar dëshminë e një numri të madh votuesish, të cilët kanë siguruar “kaubojsin” për votën e tyre në adresë të tij.

Një fakt kompromentues që përbën vepër të pastër penale dhe vë para ligjit komisionerët është çështja e votimit të një numri të madh qytetarësht, të cilët ndodhen në emigracion dhe fare lehtë mund të verifikohen përmes sistemit TIMS.

Këto dhe shumë detaje të tjera, të cilat janë shkelje e ligjit zgjedhor, por më së shumti një deformim i vullnetit të zgjedhësve në bashkinë e Lezhës, është beteja në vazhdim në mes Eduart Ndocajt dhe sistemit politik që ka ndërtuar institucione ngrehinë në shërbim të politikës, duke mos vlerësuar aspak votën e lirë të qytetarëve.

Kjo është beteja në vazhdim, në mes Eduart Ndocajt dhe politikës arrogante, e cila i ka vjedhur besimin e bashkëqytetarëve të tij: është beteja në mes Eduart Ndocaj, kandidatit që u imponua në garë me program dhe alternativ, përballë muskujve të pushtetit kriminalo-politik.

 

Artikulli paraprakSkandal! Qeveria po u grabit dyqanet 4 pronarëve të ligjshëm tek Prefektura e Tiranës
Artikulli tjetërBasha në Himarë: PD forcë fituese, të bashkuar me qytetarët për ndryshimin