Facebook censuron komunikimet, Mark Zuckerberg e pranon përpara Kongresit

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u paraqit përpara Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington ku pranoi se Facebook ndryshon vazhdimisht algoritmin për të mbyllur disa forma të caktuara komunikimi. Marsha Blackburn mori në pyetje Zuckerbergun duke thënë: “kemi bërë një dëgjesë në lidhje me algoritmet, unë drejtoj nëkomitetin e komunikimeve dhe teknologjisë dhe jemi duke u bërë gati që të zhvillojmë një tjetër dëgjesë. Dotë mbajmë një edhe javën tjetër në lidhje me prioritizimin ndaj dua të të pyes: a i manipulon subjektivisht algoritmet për t’i dhënë prioritet ose censuruar forma të caktuara komunikimi?”
Zuckerberg u përgjigj: “Unë nuk mendoj se ne censurojmë komunikimin, mendoj se ka disa përmbajtje të caktuara si terrorizmi që mendoj se të gjithë jemi dakord se nuk duam t’i shohim, ndaj kemi ndërtuar një sistem të aftë për të identifikuar përmbajtjer të tilla dhe për t’i fshirë ato. Jemi shumë krenarë për këtë.” Blackburn e ndërpreu duke thënë: “Më lër të të them dicka, Diamond dhe Silk nuk janë fjalë që lidhen me terrorizmin.”
Bëhet fjalë për komentatorët e YouTube Diamond dhe Silk të cilët zbuluan para pak kohësh se profili i tyre në Facebook ishte kufizuar. Zuckerberg pranoi se ishte bërë një gabim dhe se kompania është vënë në kontakt me ta për ta ndryshuar situatën. “Përse Facebook ëshrtë duke censuruar blogerët konservatorë? Facebook-u i ka quajtur ata ‘jo të sigurt’ për komununitetin, por kjo është qesharake. Ata kanë bindje konservatore, por jo kërcënuese.” Ndërkohë, Diamond dhe Silk pretendojnë se Facebook nuk i ka kontaktuar akoma dhe situata mbetet e pandryshuar.

Artikulli paraprakFoto dite, Rama dhe Bushati në panik nga sulmi i opozitës
Artikulli tjetërVrasja në Tiranë/ Ja çfarë shkruajnë mediat suedeze për Mario Majollarin: “Po më refuzuat azilin, do më vrasin”