“Evis Berberi e ka pritur arrestimin”, Sefa: Kreu i ARRSH, njeriu i dytë më i rëndësishëm pas Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës

Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në zyrtare, Indrit Sefa, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi.

Sefa u shpreh se arrestimi i Berberit nuk duhet të trajtohet si arrestimi i thjesht një drejtori rajonal, duke theksuar se ai është “më i rëndësishëm se shumë ministra” të kabinetit qeveritar.

Sipas tij Evis Berberi është njeriu më i rëndësishëm pas Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës pasi ka drejtuar drejtorinë më të rëndësishme.

Ai u shpreh se Berberi ka qenë i informuar dhe e ka pritur arrestimin, ndërsa tha se dorëheqja e tij para arrestimit është bërë për të ruajtur imazhin e mazhorancës.

“Problemi është që po marrim drejtorin e ARRSH di drejtor në një zonë rajonale. Ai është më i rëndësishëm se shumë ministra. Ka ministra që nuk dihet pse janë ministra. Ky është njeriu më i rëndësishëm pas Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës. Është drejtoria më e rëndësishme. Ajo dorëheqja është bërë vetëm për imazhi ne mazhorancës. Ai e ka pritur këtë dhe e ka ditur fare mirë që ka qenë drejt kësaj rruge”
, u shpreh ai.

Artikulli paraprakMinistrja ‘fluturuese’, KLSH nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për fluturimet me avion dhe dietat jashtë vendit
Artikulli tjetërHistoria e lekut/ Nga e ka prejardhjen monedha shqiptare! Nga emri i Skënderbeut, Aleksandrit apo Lekës së Madh! Për herë të parë u përdor nga…