EULEX ka një dosje regjistrimi edhe për Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur dje, se EULEX-i ka një dosje jo vetëm për Vangjush Dakon, por edhe për Edi Ramën. Në një reagim në profiling e tij zyrtar në Facebook, Berisha shkruan se në dosjet e regjistrimit të EULEX-it i implikuari kryesor me krimin e korrupsionin rezulton të jetë vet Rama. Berisha liston në reagimin e tij lidhjet e Ramës me bandat e drogës, ndërsa sjell në vëmendje implikimin direkt të vëllait të tij Olsi Rama me bandën e Xibrakës dhe bandat e tjera gjithashtu.
‘Në dosjet e regjistrimit të EULEX-it, Gjushi është gjurma ndërsa ujku është Rama!
Dje gazetarët investigativë njoftuan se, përveçse në regjistrimet italiane për lidhjet me trafikantët, Gjushi, i vetmi shërholder me Ramën në narko-kabinetin aktual, është i regjistruar në biseda kriminale me banda trafikantësh edhe nga EULEX-i i Kosovës.
Gjithashtu, Gjushi është denoncuar nga opozita dhjetëra herë për lidhjet e tij me bandat.
Por e vërteta është se nga EULEX-i nuk është i regjistruar vetëm Gjushi, por dhe shumë më rëndë, vetë Rama. Në regjistrimet e shumta të EULEX-it, në disa prej tyre më përvëluese dhe katastrofale janë ato të Ramës.
Në disa nga këto regjistrime, veçanërisht ato të grupit të Xibrakës rezultojnë të përfshirë direkt dhe me lidhje shumë imtime, Edi dhe Olsi Rama. Këto regjistrime u janë dhënë, përveç instancave që drejtojnë shërbimin e jashtëm në Bruksel, edhe disa prej shërbimeve të vendeve kryesore. Mbi bazën e këtyre përgjimeve ekziston një debat i brendshëm për qendrimet që duhet mbajtur ndaj Ramës dhe vëllait të tij Olsi.
Shtoj këtu se, përveç EULEX-it, implikimin e Ramëve në grupin e Xibrakës e kanë dhe agjensi të dy partnerëve kryesorë. Por vet Noriega, edhe nga shërbimet e vendit, në regjistrim aksidental është kapur në lidhje dhe vepra kriminale, si psh tek i thotë një bashkëbiseduesi se kërkon 10 milionë euro për tenderin. Apo një tjetri tek i thotë se telefoni i tij (bashkëbiseduesit) është në përgjim. Ai është i regjistruar aksidentalisht gjatë fushatës elektorale, duke biseduar me Milin e partisë për probleme me interes për të dy palët.
Rama vetë ka dijeni të plotë për këto regjistrime. Fati i tij pra është në duar të të tjerëve. Kazani po zien. Kazanxhiu pastë fatin e vet!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Artikulli paraprak1.3 ton kokainë nga Kolumbia, 3 shqiptarë arrestohen në Francë
Artikulli tjetërDisa të dhëna që nuk thuhen për Sota-Tahiri dhe “Kurum”