Estrada me Topin e Artë, një nga gazetarët votues nuk ekziston fare!

Një person i regjistruar për të votuar për Topin e Artë nuk ekziston fare, është zbuluar ditët e fundit.
Prej vitit 1956 France Football jep çmimin Topi i Artë për futbollistin më të mirë të vitit, fillimisht duke u kufizuar tek futbollistët europianë. Në fillim ishin 30 gazetarë që votonin, ndërsa më pas u kalua me 176 vota, nga një gazetar i njohur për çdo vend të botës.
Këtë vit votoi edhe Komoros, arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës, ndërsa gazetari që votoi ishte Abdou Boina, përfaqësues i albaladcomores.com.
Problemi është se ky tipi, Abdou Boina, nuk ekziston fare. Gazetari në fjalë kishte zgjedhur Kylian Mbappe, Modric, Ronaldo, Hazard e Salah, për 5-shen e tij më të mirë, por alëatëan.net zbulon se gazeta “Albalad Comores” nuk del prej 6 vitesh në treg dhe nuk ekziston askush me emrin Abdou Boina që të ketë punuar aty.
“Habitem që Albalad Comores ekziston. Me sa di unë, gazeta është mbyllur 6 vite më parë dhe nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdou Boina. Kishim dy gazetarë sporti, Abdoul Youssouf për edicionin në frëngjisht dhe Sharif Ousseine për edicionin në gjuhën arabe”, thotë Toimimou Abdou, i cili ka punuar si fotograf sporti për gazetën.
Me sa duket, France Football nuk e vret mendjen fare kush voton, aq sa edhe flamurin e Komoros e kishte të vjetër, pasi është ndërruar para 17 vitesh.
Një kaos total, sepse duket qartë që votimi për Topin e Artë bëhet pa ndonjë kriter dhe gazetarët e përzgjedhur nga France Football nuk dihet si përzgjidhen realisht. Një gzetar nga Republika e Afrikës Qendrore ia ka dhënë Topin e Artë Karim Benzemasë (!), një tjetër nga Kirgizstani votoi për Thibaut Courtois. Nëse ky është Topi i Artë, më mirë të dhurohet ndonjë trofe të tipit “Pilafi i argjendtë”.

sss

Artikulli paraprakBasha: Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur, asnjë pa vepruar!
Artikulli tjetërKaba: Studentët duhet të rrëzojnë Ramën, asgjë s’ndryshon me kërkesat për konvikte