Erdogan: BE të mbajë premtimet

Kur Bashkimi Evropian të mbajë premtimin për liberalizim vizash për turqit, ndihma humanitare dhe hapjen e “kapitujve” të rinj në bisedimet e Ankarasë që t’i bashkohet bllokut evropian, atëherë Turqia do të tregojë gjithashtu qëllime të mira drejt BE-së, citohet të ketë thënë presidenti turk, Rexhep Erdogan, sipas “Reuters”.
Erdogani e ka bërë këtë deklaratë dje derisa ka folur para disa liderëve të krahinave turke në pallatin presidencial në Ankara.
Ai gjithashtu ka thënë se Turqia e ka humbur energjinë që “të vrapojë pas” Evropës.
Erdogan gjithashtu ka thënë se Ankaraja dëshiron të mbajë lidhje politike dhe marrëdhënie ekonomike me Rusinë, Iranin, Kinën dhe vendet e Azisë Qendrore në “nivelin më të lartë”. Por, ai nuk i sheh lidhjet e mira me Lindjen si alternativë ndaj Perëndimit apo anasjelltas.

Artikulli paraprakBetejë propagandistike ruse në Ballkan
Artikulli tjetërTrump, marrëdhënie të mira me Pakistanin