Erdhi për pushime në Vlorë, i djegin makinën 200 mijë euro!

Mesnatën e 21 korrikut në zonën e Lungomares në Vlorë i është vënë zjarri qëllimisht një automjeti luksoz “AUDI R8”, vlera e të cilit në treg kapte shifrën e 200 mijë eurove.

Makina luksoze i përkiste një shqiptari nga Kërçova në Maqedonia e Veriut, por që punonte dhe banonte në Gjermani.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga ngjarja, policia nuk ka ende një të dyshuar, ndërsa pronari i makinës akuzon efektivët se i kanë kërkuar 1000 euro për të gjetur autorin e zjarrvënies.

“Kjo polici e korruptume, un Jam ai që me dogjen makinen audi ne Vlor , dhe kjo polici mkerkoi 1000 euro me gjet autorin…turp Te ken qe e kan katandis at Vend si mos me Zi”, shkruan pronari.

Artikulli paraprakVideo/ Tabaku kujton mashtrimet e Ramës: Në 7 vjet nuk mbajti asnjë premtim, gënjeu shqiptarët për pushtetin e tij
Artikulli tjetërMeta apel të gjithë gazetarëve: Mos u dorëzoni para presionit të regjimit kriminal