Erdhi Koronavirusi, flasin dy të infektuarit, babë e bir

Babë e bir, V.K dhe P.K,të infektuar nga koronavorusit kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor.

Ata thonë se, kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi.

Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.

Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij.

Ai kishte mbërritur në Shqipëri në datën 24 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para.

Sipas sistemit TIMS, shtetasi me iniciale P. K. dhe babai i tij me iniciale V. K. kanë hyrë nga pika kufitare e Muriqanit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se janë konfirmuar dy rastet e para të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë, gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e sotme nga laboratori i virologjisë në IShP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra”.

 

Artikulli paraprakVideo/ Alibeaj: Edi Rama u magjeps sot nga kryebashkiaku i Shijakut që udhërohej nga Niçja si…
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Mbyllen të gjitha shkollat, pezullohen të gjitha aktiviteteve masive