Epoka Trump!

Albina DEDE

Që nesër Amerika ka një President të ri, por dhe globi një lider të ri, i cili vendos jo pak për fatet e tij
Eshtë Presidenti Trump, i cili mes jo pak kasandrash arriti atë që shumëkush e quajti pamundësi, utopi e çmendur.
Por ja kjo është Amerika e ëndrrave që realizohen, e idealeve të larta që materializohen…! Nesër fillon koha e epoka Trump dhe jam e sigurt se për shumë kohë Amerika dhe shumë më gjerë do ta nominojnë me simpati si Trump-Time.
Presidenti Trump nuk vjen të drejtojë kryefuqinë e botës si president i radhës, por për t’i dhënë Amerikës e demokracisë një risi të shtuar.
Ai është fuqia e ndryshimit të direksionit global.
Ai do ta pastrojë moçalin e krizës dhe pasigurisë që kundërmon erë të rëndë për njerëzimin.
Ai dhe Amerika me aleatë do të ndalojnë e shkatërrojnë konspiracionin e spekullimin global.
Kjo nuk është imagjinatë dhe as profetësi.
Eshtë një avenir që në fakt si një foshnje belbëzoi që kur Mr.Trump ju drejtua Amerikës e botës: “Unë do të jem presidenti më i mirë që Zoti ka krijuar”.
Amerika do të ketë qasje të re në këtë fillim mileniumi.
Ajo sërish do jetë pa medyshje modeli afër ideales për vetë njerëzimin.
Gjithkund ndihet era Trump.
E shumë më tepër tek aleatët e Amerikës.
E një nga ata aleatë të vegjël në popullsi, por superior në simpati ndaj saj jemi ne shqiptarët.
Me Amerikën fatet tona nacionale janë të lidhur që prej Presidentit Ëillson.
Ndaj admiroi fjalinë e sinqertë të Amasadores së Kosovës në Ëashington Vlora Çitaku, e cila i deklaroj Presidentit Trump: “Jam e lumtur që përfaqësoj popullin më pro amerikan në botë”.
Të tillë jemi e të tillë do mbetemi.
Por natyrisht jemi me pritshmëri të mëdha nga kjo kohë e nga ky President i madh.
Jo vetëm si demokrate, por si shqiptare, si pasardhëse e një familje që për lidhjet me Amerikën u persekutuam plot pesë dekada pres shumë nga koha-Trump.
E si unë shumica e shqiptaëve presin e besojnë te Presidenti Trump dhe aministrata amerikane.
E përmbledhur kjo pritshmeri përkthehet në një fjali.
E këtë fjali e prononcoi vetë njëri nga këshilltarët e Trump akoma pa dalë rezultati final në SHBA.
Ishte Shannon Berns, i cili u shpreh: “Presidenti Trump do bëjë që në Shqipëri të shkatërrohet oligarkia kriminale e Soros”.
Dhe dihet se kjo oligarki okupatore nuk ka askund në glob përfaqësues më të lig sesa në Tiranë.
E ai ka një emër,
Edvin Rama.
Komentet se ç’po bën kjo monstër me Shqipërinë, me ekonominë, me demokracinë janë të tepërta.
Ajo që nuk është e tepërt është pritshmëria shqiptare për ardhmërinë tonë kombetare tek USA dhe Presidenti Trump!

Artikulli paraprakCruz fton Bashën, këshilla për korrupsionin e drejtësinë
Artikulli tjetërDavos në ekzil