Energjia, mijëra burgosje e vetëvrasje në epokën Rama

Edi Rama, një vit pasi erdhi në pushtet  gjënë e parë që bëri ishte sulmi ndaj personave me të ardhura të pakta për të paguar faturat e prapambetura të energjisë. Ishte shtatori i vitit 2014, kur Rama do e ndërrmerte këtë nismë, duke proceduar për ndjekje penale jo pak, por më shumë se dhjetë mijë persona për tre vjet që nga nisja e aksionit, nga të cilët 1345 prej tyre provuan hekurat e burgut. 40 mijë të tjerë përfunduan të paktën një natë në komisariatetet e policisë. Si pasojë e kësaj skeme kriminale, në këto tre vjet kanë vrarë veten nga pamundësia jo pak, por 12 persona, të gjithë kryefamiljarë. Të paktën këto janë rastet e raportuara, pasi mendohet që mund të ketë pasur dhe raste të tjera, por që janë raportuar si shkak i depresionit, kur në fakt e vërteta ka qenë krejt ndryshe.

Urdhri

Rama do e paraqiste aksionin si një tentativë të të bërit shtet nga ana e tij, dhe që ishte mbledhja e faturave të prapambetura të energjisë. Në derën e familjeve në nevojë u shfaqën taksidarët e OSHEE-së, dhe policët e Sajmir Tahirit. Urdhri ishte i prerë kush refuzon të paguajë, t’i pritet energjia. Me mijëra familje në dhjetor 2014 shkurt 2015 mbetën pa ngrohje. Në fillim të vitit 2015, Rama do merrte vendim për heqjen e fashës së energjisë dhe rritjen e saj në 9.5 lekë kilovat orë nga 7.5 lekë që ishte për të gjitha familjet që konsumonin deri në 300 kiloëat energji. Një masakër që i zhvaste familjeve të varfëra shqiptare të paktën 1000 lekë të reja më shumë çdo muaj ose dhjetë mijë lekë në vit. Ata që e pësojnë janë pensionistët dhe personat me të ardhura të pakta. Rama u shpreh se, me këtë veprim kërkonte të ruante ata që konsumonin më shumë energji, por as kjo nuk rezultoi e vërtetë. Të gjithë e dinë që faturat e energjisë u rritën dhe nga kjo masë, shqiptarët u varfëruan akoma më shumë. Një raport i Bankës Botërore do të cilësonte se shqiptarët janë nga të paktët shtet në botë që janë të detyruar të harxhojnë pjesën më të madhe të buxhetit familjar për të paguar faturat e energjisë. Jashtë kësaj skeme nuk do të mbeteshin as bizneset e vogla, të cilat pas ndryshimeve që iu bënë çmimit të energjisë detyrohen ta paguajnë kilovatin me rreth 17 lekë për kilovat orë nga 14 lekë që kish qenë deri atëherë. Dhe këtu rritja e çmimit shkon në 20 për qind. Shtoi dhe abuzimet, faturat e energjisë që biznesi i vogël duhet t’i paguajë sot Ramës shkojnë në rreth 60-70 mijë lekë për markete që mezi mbajnë frymën gjallë.

Vetëvrasjet

I gjithë ky sulm nuk ishte pa pasoja. Goditjen më të madhe do e merrnin familjet e varfëra, të cilëve Rama do u merrte dhe qindarkën e fundit. Ata që s’kishin të paguanin, u pritej energjia, në rast se tentonin t’i lidhnin që fëmijët e tyre të ngroheshin sadopak, atëherë përballeshin me policët e Saimir Tahirit që i dërgonin drejt birucave. Si pasojë në vitet 2015-2016 vranë veten 12 qytetarë, që në rast se nuk do ishte kjo marrëzi e inicuar nga Rama, sot ata do të ishin këtu mes nesh. Viktima e parë ishte Qamil Zela, i cili u vetëvar, pasi e burgosën për një borxh prej 3200 lekësh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Kalvari i zi i vetëvrasjeve vazhdoi me të ndjerët, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini dhe shumë kryefamiljarë të tjerë, të cilët i dhanë  fund jetës për shkak të borxheve ndaj OSHEE-së.  Një grua e re as 25 vjeçe në lagjen “5 Maji”, do të gjente vdekjen në tentativë për të lidhur energjinë për foshnjën e saj 3 muajshe. Të tjera raste vetëvrasjesh do të raportoheshin për shkak të depresionit, por që në thelb ishin faturat e fryra të energjisë e kështu me radhë. Nga ana e tij, vetë Rama nuk do të linte vend pa e përmendur si sukses të qeverisë së tij faktin se po i shtrëngonte lakun në fyt qytetarëve të tij. Në çdo fushatë raprezaljen ndaj të varfërve ai do e justifikonte me fjalën “po bëjmë shtet”, ndërkohë që mediat përditë flisnin për militantë të PS, dhe drejtorë tatimesh me miliona lekë detyrime për lokalet e tyre luksoze, që ndoshta ende sot e kësaj dite nuk i kanë paguar.
Qindra miliona euro mblidhen dhe nuk investohen askund
Nga ky aksion vrastar, që ndërrmori qeveria që u mblodhën sipas raportimeve rreth 10.8 miliardë lekë, apo afër 100 milionë dollarëve vetëm në 2016. Për vitin 2015, kur ishte dhe kulmi i kësaj marrëzie s’dihet sa janë mbledhur, por shumë më shumë. Askush nuk e di ku përfunduan, çmimi nuk u ul siç ishte premtuar në nisje të aksionit, por përkundrazi u ngrit. Sot asnjë prej shqiptarëve nuk paguan më pak në faturën e tij, borxhet e OSHEE ndaj KESH dhe OST vazhdojnë të jenë ato që kanë qenë. Nga paratë e arkëtuara drejt këtyre kompanive nuk shkoi asnjë qindarkë. Mburrja me investimet nuk qëndron, pasi ato janë kryer ndër vite nga qeveria Berisha. Në një raport të vetë OSHEE thuhet se, viti kur ky sektor i ekonomisë pati dhe transformimin më të madh ka qenë mes viteve 2009-2012. U shtruan linja të reja, u ndërruan thuajse të gjitha stacionet dhe nënstacionet, u modernizua transmetimi dhe Shqipëria doli përfundimisht nga harta e errësirës. Edi Ramës i mbetej vetëm të menaxhonte atë çka i kishin lënë, nuk kish nevojë as të ngrite çmimin dhe as të dërgonte drejt vetëvrasjes qytetarët e tij. Sektori i energjisë u shndërrua ndër më korruptivët në vend, me anë të tenderave fiktivë dhe para që hidheshin dhe nuk shkonin kurrkund. Me miliona euro për seminare antistres që merreshin nga fëmijë të deputetëve dhe kështu me radhë. Sot, askush sdi të thotë se ku shkuan paratë e mbledhura, dhe përse vranë veten ata njerëz.

U dërguan për ndjekje penale 10 mijë qytetarë, 40 mijë të tjerë përfunduan në komisariat

Në raportin e fundit në Kuvend, Prokuroria ka raportuar se gjatë tre viteve të fundit 5828 persona u ndoqën penalisht se kishin “vjedhur” energjinë, ndërsa nga ana e policisë janë proceduar jo pak, por 10056 persona. Këto janë shifrat zyrtare që i kanë kaluar Prokurorisë, por mendohet se për këtë çështje gjatë tre viteve të kenë përfunduar në komisariatet e policisë të paktën 40 mijë persona. Në fakt, pjesa dërrmuese e tyre nuk ka qenë vjedhje e mirëfilltë, por kanë qenë persona, të cilët kanë rilidhur energjinë e ndërprerë për shkak se nuk kishin ta paguanin. Dhe duket se presioni i Edi Ramës mbi gjyësorin për këtë çështje ka rezultuar i suksesshëm, pasi Gjykata ka dhënë dënime për të gjithë hallexhinjtë e  denoncuar. Sipas të dhënave të Prokurorisë në vitin 2016 u ndoqën penalisht se kishin vjedhur energjinë 1237 persona, një numër relativisht më pak se më 2014-2015, ku ishin mbi 2000 të tillë, pasi aksioni kundër vjedhjeve të energjisë ishte në kulmin e tij. Nga totali i dënimeve për vjedhje më 2016, 42 për qind ishin për energjinë elektrike. Në vitin 2015, ishin proceduar për vjedhjen e energjisë 2082 persona dhe ishin dënuar 2115 persona, një numër më i lartë se procedimet. Ndërsa në vitin 2016 u proceduan penalisht 1276 persona për vjedhje energjie dhe u dënuan 1144 persona, për shkak se barra e provës në këtë segment të vjedhjes ka qenë më e lehtë. Për vjedhjet e tjera, dënimet në raport me procedimet kanë shumë hendek në raporte. Nga 10056 vjedhje të proceduara kanë përfunduar me dënim në Gjykatë vetëm një e dhjeta ose 1345 raste. Qeveria shqiptare ndërrmori një aksion për arkëtimin me forcë të faturave të energjisë në vitin 2014, duke aktivizuar edhe Policinë e Shtetit. Nga ky aksion, kompania e shpërndarjes së energjisë që kishte prekur falimentin nga administrimi CEZ tashmë është në fitime miliona euro. Fitimi i OSHEE arriti në 10.4 miliardë lekë më 2016. Pagesat e faturave kanë lehtësuar borxhet në sektor dhe kanë ndihmuar OSHEE-në të kryejë investime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë

BB Shqipëria vendi ku duhet të paguash shumicën e të ardhurave për energjinë

Shqipëria është vendi i katërt në botë, ku familjet detyrohen të shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit për energjinë. Alarmi vjen nga Banka Botërore.
Në raportin e fundit të “Gjurmueshmërisë Globale”, i cili i kushtohet posaçërisht energjisë, Banka Botërore vëren se gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri energjetike, një situatë kur një familje detyrohet të shpenzojë më shumë se 10 për qind të buxhetit të saj mujor për energjinë.
“Në shumë vende, një pjesë e popullsisë jeton në varfëri. Në Rusi, 29 për qind e familjeve shpenzojnë më shumë se 10 për qind të buxhetit për energjinë. Por në katër vende të tjera, familjet shpenzojnë mbi 40 për qind të të ardhurave për energjinë. Ato janë Shqipëria me 46%, Serbia me 49%, Moldavia 52% dhe Taxhikistani 60%”, thuhet në raport. Qeveria e ka trumbetuar reformën energjetike si suksesin e saj më të madh. Por siç tregon raporti i Bankës Botërore, masat e ndërmarra, veçanërisht rritja e çmimit ka thelluar varfërinë e familjeve shqiptare. Ngjitja e Shqipërisë në majën e vendeve ku familjet paguajnë pjesën më të madhe të të ardhurave për energjinë është rezultat i rritjes së çmimit dhe rritjes së represionit të qeverisë mbi familjet, veçanërisht ato të varfra. Edhe pse në fushatën elektorale të vitit 2013, kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë, gjatë qeverisjes së tij ka ndodhur e kundërta, tarifat u rritën duke goditur më fort shtresat më të varfra. Enti Rregullator i Energjisë konfirmoi se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët u rrit me rreth 13 për qind gjatë vitit 2015 duke rrëzuar kështu pretendimin e kryeministrit Edi Rama. Në raportin vjetor të vitit 2015, ERE deklaron se tarifat e energjisë u rritën ndjeshëm për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, veçanërisht për bizneset dhe familjarët.

Artikulli paraprakRama, u “grabit” shqiptarëve 40 milionë euro nga kursimet
Artikulli tjetërBerisha: Pika e fortë e premtimit të Bashës, Rama pa program